25.09.2017
Pershendetje, si jeni. Jam 19 vjeqe
Jam lezbike , deshiroj te tregoj rrethit ajo qe jam , por kam frik. Nuk di se cfare te beje.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Mendoj qe do te ndihmonte te shpreheshe fillimisht me njerezit qe ke me teper besim, si pershembull ndonje shoqe/shok i ngushte, apo tek dikush ne familje. Nuk duhet te kesh frike nga ajo cfare je. Pranoje veten, e keshtu dot te pranojne edhe te tjeret. 🙂
Përshendetje e dashur letërshkruese,
Më vjen mirë që së pari ke mundur ti pranosh vetes orientimin tënd seksual. Shumica e personave gay dhe lezbike vuajnë shumë dhe përjetojnë vështirësi të mëdha për të pranuar ketë fakt. Mund përpiqen shumë ta mohojnë, apo “korrigjojnë” duke “punuar” me pseudoprofesionistë. Kjo gjë nënkupton se ata e trajtojnë të qenit homoseksual si një sëmundje apo devijim që duhet shëruar. Kjo NUK është aspak e vërtëtë dhe më vjen mjaft mirë që ti, e dashur letërshkruese, e ke pranuar këtë gjë me veten tënde dhe je e gatshme ta pranosh edhe publikisht.
E dashur letërshkruese, nga letra jot ndjej që e ke marrë tashmë vendimin për të dalë hapur në lidhje me orientimin tënd seksual. Besoj se është gjeja e duhur, sepse pasi pranon veten, është tepër e vështirë të pranosh të jetosh në gënjeshtër dhe duke u fshehur. Të jetosh në gënjeshtër, do të thotë të pranosh të jetosh përgjysëm, pa gjallëri dhe pa kuptim për jetën. Nga ana tjetër, kjo gjë nënkupton që në këtë process, edhe mund të lëndohesh, apo të ndihesh e refuzuar.
Problemi me pranimin publik qëndron në faktin që komuniteti dhe të afërmit jo gjithmonë janë të gatshëm të pranojnë dhe kuptojnë realitetet e ndryshme nga të tyret. Kjo gjë mund të të lëndojë ty. Kjo është arsyeja pse përgjithësisht personat gay ose lezbike kanë frikë të shpehen hapur në lidhje me orientimin e tyre. Dhe është plotësisht e kuptushme.
Megjithatë, duke mos njohur realitetin tënd social dhe personal, unë nuk dua të paragjykoj miqtë, apo familjarët e tu. Ti i njeh dhe ti mundesh të vlerësosh se nga cili mund ta fillosh të flasësh për orientimin tënd. Zgjidh personat më të besuar, fol me ta dhe kërko mbështetjen e tyre për të vazhduar më tej me vendimin tënd.
Gjithsesi e dashur letërshkruese, pavarësisht vështirësive me të cilat do të hasesh, në momentin që ke pranuar veten, do të jetë çështje kohe deri sa edhe të tjerë njerëz të rëndësishëm pranë teje të të pranojnë.
Të uroj forcë dhe gjithë të mirat,
Blerta