Këshilla/Blog

30.09.2017

Prej fillimit te klases se 9 ja kom fillu me dasht ni djal edhe un e kom dit qe aj nuk ka najfar ndjenje per mu po kjo nuk o problem per mu se un nuk kerkoj lidhje. Ne fillim ky nuk me thojke sen por ne vazhdim me ofendojke rond duke me thon se sa e shemtume jom. un nuk mujta me duru mo se mka lendu shum edhe shum net kam kajt. Kam deshir me cek edhe ni rast kur kemi qen ne sall te edukates fizike edhe mka vy me ja bo ni pytje aj mka shmang duke mbertit pastaj kur e kemi kry oren e edukates fizike dhe kur kemi ardh ne klas aj mka than “mos mu rras kur nuk ta rrasi”. A mundesh mem keshillu diqka se nuk po ndihna mir saher qe po shkoj ne shkoll per fajin e tij!

  1. Dina says:

    Neqofse ati nuk i intereson ti mos u perpiq ma shum mu mundu me bo perveti. thjesht injoro ofendo edhe ti ata bone mu ni njejt qysh tka bo aj ty mu ndi. Besom se nuk ja vlen me humb kohen me njerz till. Flas nga provoja ?☺

  2. Albulena Bylykbashi Zaimi says:

    Pershendetje 1z1a, te faleminderit shume per besimin te sherbimi yne dhe per ndarjen e shqetesimit tend me ne.

    Nga ajo qe ti ke shkruar une munda ta kuptoj se ti je nje vajze 14 vjecare dhe je ne klasen e nente. Qe nga fillimi i vitit shkollor ti ke filluar ta pelqesh nje djale dhe ke qene e vetedijshme qe ai nuk e ndjen te njejten per ty por kjo nuk te ka penguar sepse ti ne kete moshe nuk ke shprehur interesim per te pase nje lidhje.
    Si duket ky djale e ka kuptuar se ti ndjen dicka per te dhe reagimi i tij ka qene shume negativ. Ai ka filluar te te ofendoje dhe te eshte shmangur, ne nje rast ai edhe te ka thene drejtperdrejt dhe ne menyre te vrazhde qe te mos i imponohesh pasi qe ai nuk ka interes per ty. E gjithe kjo situate ka ndikuar qe ti te ndihesh shume keq dhe te mos ndihesh mire kur shkon ne shkolle.

    1z1a, une te kuptoj shume mire, situata ne te cilen ndodhesh eshte shume e pakendshme dhe eshte shume normale qe ti te ndihesh keq pas asaj qe ka ndodhur. Nga letra jote une nuk munda te kuptoj se si e ka marre vesh ky djale qe ty te pelqen.
    Megjithate, une mendoj se nuk ka asgje te keqe nese nje vajze e moshes tende fillon te kete ndjenja per nje djale , por me vie shume keq qe ky person ne rastin tend e ka keqperdorur kete informate dhe vazhdon te sillet keq me ty.

    Askush nuk ka te drejte te te perbuze apo edhe te te ofendoje, e aq me pak ta beje kete para moshatareve. Ti duhet ta dish se ti vlen shume me shume per shkak te sinqeritetit tend dhe askush nuk ka te drejte te te ofendoje.
    Keshilla ime per ty do te ishte qe ti te shkosh ne shkolle me koken larte, ti nuk ke bere asgje te keqe per tu ndier keq, ai do te duhej te ndihej keq per vrazhdesine e tij.
    Per fat te keq ky djale duket se eshte i dobet dhe i duhet ta nencmoje dikend per tu ndjere me i rendsishem, ndoshta ky djale reagon ne ate menyre sepse dikush tjeter eshte sjelle ne menyre te njejte me te.
    Me e rendesishmja eshte qe ti most e ndihesh aspak fajtore lidhur me ndjenjat e tua, ndoshta pas ketyre ngjarjeve edhe ti ke ndryshuar mendim per ate djale.
    Une mendoj se eshte shume e rendesishme qe ti ta ndash kete shqetesim me prinderit e tu, te lutem mos hesito ta bisedosh kete problem me prinderit e tu, une besoj se ata do te te kuptojne dhe do te mbeshtesin, mos harro se ti je gjeja me cmuar per ta dhe nuk je vetem.
    Nese kjo situate perseritet apo vazhdon, prinderit e tu duhet te vijne ne shkolle dhe ta shprehin shqetesimin e tyre te drejtoria e shkolles, mbase drejtoria mund ti kontaktoje edhe prinderit te tij.

    Nje keshille tjeter do te ishte qe ti ti ikesh kontaktit me kete person, mos i frekuento vendet ku shkon ai ose se paku iki situatave ku mund te ballafaqohesh drejtperdrejt me te. Nese megjithate perfundon ne nje situate te tille, mundohu te menaxhosh ndjenjat para tij, mundohu te tregohesh e forte.
    Ti duhet te kalosh kohe me njerez dhe miq qe te duan dhe i do dhe te cileve mund t’ju besosh. Angazhohu ne aktivitete te cilat te pelqejne dhe qe te bejne te ndihesh mire.

    Shpresoj se te kam ndihmuar sado pak,uroj qe gjithcka te shkoje mire tash e tutje.
    Lirisht me kontakto perseri nese ke nevoje.

    Sinqerisht,
    Albulena Zaimi,psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV