30.09.2017
Pershendetje MSc. Ardita Korriku!
Uroj te jeni mire dhe shpresoj te keni patur sa me pak lodhje ne punen tuaj.
Duke marre shkas nga pyetja e nje vajze : pse djemte e kane te pamundur te perfshihen ne nje lidhje serioze, doja tju shprehesha dhe un.
Me flasin meshkuj te ndryshem ne instagram, jo te gjithve ju kthej pergjigje por le te flas per ata meshkuj qe ju kam kthyer pergjigje…Flasim me dite me jave okey mund tket dhe zenka nga keqkuptimet ,por ne momentin qe mendoj shiko sa mire sillet do ndodh dicka dhe pastaj nuk flas me..Me cdo mashkull kshu me ndodh nga mire ne keq…Me duket sikur (me falni se ndoshta nuk eshte menyra e duhur ) me ka mallkuar ose me ka bere magji ndonje qe mos me eci me meshkujt. Se kuptoj pse me ndodh kjo gje ! Jam shum e deshperuar,sepse tashme kur me flasin, kam frike tu flas sepse me duket sikur nuk ka per te funksionuar me asnje sepse me ndodh GJITHMONE.
Okey e pranoj mund tkem dhe un gabimet e mia por kur flas tregohem shum e sinqert dhe ma din tipin pak a shum edhe prap pavarsisht ksaj perseri dhe perseri ndodh
Ju lutem nese esht e mundur me jepni nje zgjidhje.
Ju faleminderit paraprakisht.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Nuk je takuar ende me fatin (kysmeti) tend keto jan vetem gjera kalimtare te jetes..
Pershendetje!
Te falenderoj per pershendetjen e ngrohte.
Po e nis duke te te thene qe kam shume besim se ti do ta gjesh vete zgjidhjen me te mire per tu ndjere mire me nje djale qe do te te pelqeje ty, qe do te te meritoje dhe qe do ta shijoni njeri-tjetrin. Nga letra jote, por dhe nga shume te tjere kuptohet qe tani komunikimi eshte me se shumti virtual se sa i drejtpërdrejte. Kjo gje ka anet pozitive, por kryesisht ka dhe shume mangesi. Sado qe mund te duket si nje menyre e mire, nuk mund ta zevendesoje asnjehere komunikimin real, te drejtperdrejte, ku rendesi kane jo vetem fjalet, por edhe veprimet, gjestura, shikimi, reagimet. Ne nje komunikim virtual shpesh here gjerat mund ti keqinterpetosh ose edhe ti imagjinosh. Ne nje moment qe ato cfare kishe menduar nuk jane te perputhshme me realitetin, zhgenjehesh Nje rast pas nje tjetri dhe ne fund del ne perfundimin se GJITHMONE nuk do te te funksionoje, se je e pafate, se te kane bere magji. Apo jo? Keto mendime te shkaktojne frike, ankth e te stepin qe te mendosh per njohje te reja. Mendime te tille qe pergjithesojne, qe jane shume determinuese nuk besoj se tregojne realitetin, ndaj do te ishte mire te mendoje ne menyre me reale, ku te lesh hapsira dhe per mundesi te tjera.
Mos e mundo veten, mos e pengo, por gjej mundesi qe te kesh njohje e komunikim real me djemte dhe vajza, qofshin dhe per shoke e shoqe.
Uroj te gjesh dicka te vlefshme per ty ne keto qe kam shkruar.
Te uroj me te mirat!
Me respekt,
Ardita Korriku!
Pershendetje perseri!
Ju pershendes me ngrohtesi sepse te till komunikim keni ju ? .ju falenderoj per kte gje
Ju falenderoj dhe per shkrimin tuaj me detaje dhe ju kam kuptuat shum mire…Po ajo eshte kam frike te njoh dike te ri. Mbasi ju shkruajta u kujtova qe duhet te theksoja faktin qe nuk kan qen vetem virtuale nepermjet instagramit por edhe kam patur komunikim te drejteperdrejte…Psh kam folur , kemi dale pastaj jemi kapur me gjera tvogla , me sakt un jam pak tip q kapem dhe skemi folur me..Kjo gje me ndodh po se kuptoj pse me cdo mashkull
Gjithsesi ju falenderoj pa mase sepse dhe ju jeni shum e ngarkuar me pune dhe ndoshta nuk keni mundesi te me ktheni perseri pergjigje.
Jeni shum e mire.
Ju uroj dhe un me te mirat!
Faleminderit .
Me vjen mire qe komunikimi yne vazhdon dhe nuk me shqeteson aspak. Ne jemi ketu per tu ardhur ne ndihme, me aq sa mundesi mund te na jape komunikimi yne virtual ? Po me thua qe kapesh me gjera te vogla dhe je ti qe largohesh. Pse mendon se te ndodh keshtu? Cfare ndodh me ty ne momentin qe vendos ta lesh me kaq? Cili eshte ai mendim qe te jep “klikun” qe ketu eshte fundi? Ndoshta nuk ke gjetur akoma personin e duhur qe ti mendon per veten, ndoshta eshte menyra e tyre qe nuk arrijne te vijne tek ti emocionalisht, ose e anasjellta. Keto jane gjera qe vetem ti mund ti zbulosh per veten e pastaj te punosh me to nese jane pengese per te qene ti me e lumtur.
Mos hezito te na shkruash sa here ke deshire e nevoje. Gjithe te mirat! Ardita