30.09.2017
Nje dit rash ne dashuri me nje vajze. rash ne dashuri me te dhe deshiroja qe ta kisha gjithqka por ajo nuk me donte a thua qfar te bej tani
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Nuk ke shkruar si ke ra ne dashri me vajzen? Keni qene ne lidhje se bashku?
Eshte e veshtire kur ndjenjat e dhashurise qe i kemi ndaj dikujt, nuk na kthehen ne formen e njejte, por po e spejove situaten me ne detaje, do ishte me e lehte per te kuptuar, dhe per te ndihmuar.
Te pershendes dhe te uroj te duash edhe vehten ashtu siq e ke dashurar kete vajzen 🙂
Përshëndetje!
Nuk e di në qoftë se keni bërë maksimumin tuaj qe vajza për të cilën ndjen të mund të të njohi, të ketë mundësinë për të kaluar kohe me ty dhe nqs ekziston ndonjë mundësi reale qe mes ju të dyve të nisë nje lidhje dashurie.
Nëse për cfarëdo lloj arsyeje një dicka e tillë është e pamundur të ndodhë, atëherë do të të këshilloja të përpiqesh ta harrosh, sado e vështirë të të duket në fillim. Ti je një djalë shumë i ri dhe ke gjithë kohën e mundur të njohësh persona të tjerë, vajza të cilat do të kenë interes për ty. Ke gjithë jetën para për të njohur dikë qe vërtet do ta meritojë zemrën tënde, ndjenjat e tua dhe do të jetë e gatshme të të pergigjet në të njëjtën mënyrë.
Mundohu të mos biesh ne pesimizëm por ta konsiderosh si një ëksperiencë e cila do të të ndihmojë të rritesh, të nxjerrësh mësime.
Fokusohu tek jeta jote, tek shkolla, familja,tek e ardhmja… bej gjithshka për të qenë dikushi në jete, duaje veten tende!
Te uroj gjithe te mirat!