01.10.2017
Halo si jeni?
Jom nje vajze 22 vjeqare pata deshir ta ndaja dhimbjen me diken qe kish mujt me me kshillu.
Kam qen ne nje lidhje shum vjeqare me nje djale, tash nuk jemi me un e kam perballu shum keq u bo ni kohe un spo muj te pajtohna spo muj me mare veten. spo kam vullnet spo muj heci perpara. a ka mundesi mem kshillu qa me bo? un e kom dashte shum pse nuk po muj me vazhdu jeten?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Po e nis nga pyetja e fundit. Sepse akoma ke mbetur ne te shkuaren. Nese ti vazhdon ta qash ate lidhje qe ka kaluar, do e kesh te veshtire qe te mendosh per te ardhmen. Nese e ke koken pas, nuk arrin dot te shohesh para. E kuptoj qe duhet te kete qene shume e dhimbshme per ty, pasi te jesh ne nje lidhje per shume kohe dhe me pas te ndahesh, te ndryshojne shume gjera ne jete qe ti i ke realizuar duke u mbeshtetur tek ajo lidhje ose ke bere plane per ti relizuar ne lidhje me partnerin. Mirpo, ne momentin qe marrdhenia perfundon dhe shihet qe nuk ka mundesi ribashkimi (apo nuk ka me vlere), atehere sa me shpejt ta pranosh kete fakt, aq me shpejt do te ndjehesh me e lire dhe gati per te vazhduar ne nje drejtim tjeter. Ajo ka qene pjese e jetes tende dhe nuk mund ta zhbesh, ndaj e vlereson si nje eksperience te rendesishme per ty dhe qe ka ndikuar ne njeriun qe ti je tashme. Nderkohe, ndoshta do te ishte mire qe te perfshihesh ne aktivitete qe te japin kenaqesi, keshtu krijon dhe nje monoti te re te jetes se perditshme. Ki besim tek vetja dhe mendo pozitivisht 🙂
Te uroj me te mirat dhe mos hezito te na shkruash serish,
Me respekt,
Ardita Korriku, Psikologe klinike!