02.10.2017
Hi!
Pyetja ime lidhet me nje djale te cilin e dua pa fund. Problemi eshte qe atij nuk i interesoj une dhe asgje per mua. Gjithmone perpiqem ta harroj po nuk mundem, thjesht me vjen te qaj duke menduar se djemte e tjeru nuk mund tte jen me te mire se ai. Ju lutem me trregoni se çfar te bej ?
FALEMINDERIT PER MIRKUPTIMIN ☺
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Duhet ti japesh vetes mundesine per te njohur persona te tjere, qe te vleresojne dhe qe u intereson ti. Do ta shohesh se do te mund te duash edhe me shume se kete djale qe nuk ta kthen dashurine. 🙂
Mos ja jep mundesine vetes te duash dike qe sta kthen dashurine sepse me shume do te vuash ! sa me shume ta duash dhe ta respekt nje njeri qe nuk te do aq me shume behet intolerant ndaj teje , aq me shume te ftohet prandaj keshilla ime eshte : Mos bej asnje me te mire se veten mas ja shpreh me shume se njeher dashurine dikujt qe zdo tja dije per ty dhe e treta ki besim ne vetvete se me mire se ate do gjesh , ai eshte thjeshte nje fiksim qe te fiskohet me shume nga refuzimi i tij! Pra me shume se ndjenje eshte fiksim Obsesiv ! Gjithe te mirat
Përshëndetje!
Në moshën tënde sigurisht që ndjenjat dhe pëlqimet e para janë të rëndësishme, por mos harro se je ende shumë e re që të mendosh për gjëra dhe situata ekstreme definitive, kur në fakt cdo gjë është relative dhe ende e paeksploruar nga ti. Ke gjithë jetën përpara për të njohur njerez vërtetë të denjë për ty!
Nqs djali për të cilin ti ndjen, nuk është në dijeni, atëherë të takon ty ti shprehesh ato që ndjen duke mos e vuajyur këtë situatë vetëm dhe duke i kerkuar reagim/përgjigje ose jo ndaj ndjenjave të tua.
Por Nqs, ai e di dhe nuk pranon të përfshihet në një marrëdhenie të tillë atëherë duhet të përpiqesh ta harrosh…sigurisht qe nuk është e lehtë por është e vetmja zgjhidhje në dobi të lumturisë dhe qetesisë tënde…ti ke gjëra shumë të rëndësishme në jetën tënde të cilave duhet tu përkushtohesh dhe t’iu kushtosh rëndësi, si pshj: Shkolla, familja, shoqëria, etj.
Kaloje kohën duke investuar për veten tende, përmirëso rezultatet ne shkollë,kalo më shumë kohë me familjen, dil e argëtohu me shoqërinë, me njerëz pozitivë, kërko motive dhe synime të reja, merr pjesë në aktivitete që të pëlqejne…mundohu të fokusohesh tek vetja dhe jeta jote, lerë kohën të kaloje dhe do të jesh më e qetë.
Në të ardhmen do kesh mundësi të njohesh dikë që ta meritojë vëmendjen, ndjenjat dhe përkushtimin tënd. Do njohësh patjetër dikë që do të të bëjë të harrosh të kaluarën dhe të të bëjë të ndihesh e lumtur! Por mos harro: Së pari duhet të duash shumë veten tënde!