Këshilla/Blog

04.10.2017

Kam 6 vite qe vuaj nga ankthi.Tani me eshte bere e rende,kam marramendje,kam frik te dale vetem me femijet se mos bije,kam frik se mos vdes dhe mbeten femijet keq.Kam plogeshti dhe sigurin e kam vetem ne shtepi edhe pse me kap marramendje,plogeshtia edhe ne shtepi prap them qe kam.afer njerezit i telefonoj dhe vin menjehere.Kam qen shume tip energjik tani jam tip qe me shume ri ulur se kam frik fe heci se me sillet shtepia….jam lodhur ngs kjo gjendje por nuk jam dorezuar dhe nuk do te dorezohem vetem se verter kam nevoje per ndihme se keshtu nuk po jetohet.
Nuk me kupton askush bile kan fillu me u tall me mu…uuu kaq e re dhe vetem ankohesh se sje mire ose pse je molis keshtu ajdee qouuu se dr te thot se gjithqka o ne rregull…me dhimsen femijet qe me shofin ne kete gjendje.
me ndihmoni qka me bo,nuk dua te pi medikamente dua ta luftoj ankthin qe ma shkaterroj jeten

  1. Eriona says:

    Me vjen shume keq per ju ne te njejten situat jam dhe une prej nje viti. Cdo dite me dhemb dicka, me duket sikur nga momenti ne moment do te bije pa ndjenja dhe frika me madhe jan femijet . Une i kam vajzat shume te vogla dhe mendoj lloj lloj budalliqesh. Nuk kam siguri ne asnje vend sps shpesh her jam vetem se dhe bashkshortin e kam ne emigracion. Kam bere dhe vizit te mjeku psikiater qe me dha nje dynja me ilace qe i bleva i lexova dhe nuk i piva kurre. Me tha dhe te perdorja xanax po nuk e bleva dhe as e piva. Ne raste te renda kam perfunduar dhe ne urgjenc. E vetmja gje qe kam pire ka qen nje medikament bimor vagostabyl. Me qetsonte disi po jo se me zgjidhi gje po te pakten ishte pa efekte ansore. Nuk di cte them uroje qe ta kalojme kete gjendje qe po na shkatrron jeten. Duhet te shprehemi te pakten mua kjo gje me lehtson disi kur e ndaj hallin me te tjeret. Te uroje gjithe te mirat

  2. Dr. Skerdi Zahaj says:

    Përshëndetje,
    Ju kërkoj shumë ndjesë për vonesën.
    Ajo që ju po përjetoni ngjan me gjendje ankthi në nivele të larta të cilat shtohen sapo ju largoheni nga zona juaj e sigurisë. Pra, nëse ju jeni në shtëpi ose jeni me njerëzit e afërt nivelet e ankthit ulen. Nga ana tjetër, nëse ju largoheni dhe jeni vetëm nivelet e ankthit rriten. Kryesisht, nëse ju ndjeni shqetësime trupore si rrahje zemre, marrje mendsh, mpirje, etj., mendoni se këto janë shenja që paralajmërojnë vdekjen ose sëmundjen tuaj. Duke qenë se këto besime (po vdes, po sëmurem, po çmendem) janë shumë të forta ju kërkoni vazhdimisht konfirmimin nga të afërmit që kjo nuk po ndodh.
    Mesa duket të afërmit janë lodhur nga konfirmimet e vazhdueshme që ju kërkoni dhe ata kanë filluar që të vënë në lojë besimet tuaja (po vdes, po sëmurem). Pra, familjarët nuk i marrin shumë seriozisht mendimet e tua dhe kjo gjë ty të lëndon. Ata janë më të sigurt sesa ti që nuk pot ë ndodh gjë dhe që nuk do të vdesësh. Por ti e ke të vështirë që ta besosh këtë.
    Strategjia tjetër që ti përdor është që izolohesh dhe nuk bën aktivitete fizike pasi ke frikë nga ndjesitë e trupit tend. Unë do të sugjeroja që të fillosh punën psikologjike menjëherë me një psikolog. Po ashtu, mund të fillosh të shkruash mendimet e tua në formë parashikimesh (p.sh tani që po më merren mend do më bjerë të fikët) çdo ditë. Pas disa ditësh fillo që ti lexosh. Më pas fillo ti vësh në pikëpyetje mendimet e tua.
    Shpresoj që të të kem ndihmuar sadopak.

  3. Anonymous says:

    Une Jame ankthe. Dhe desha te di sa seanca psikoterapi duhet te beje qe tme kthehte besimi.

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane mbi shqetesimin tuaj ju ftojme te na shkruani duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV