Këshilla/Blog

04.10.2017

Pershendetje,
Jam nje vajze 28 vjece dhe prej 10 vitesh vuaj nga ankthi, e gjithe kjo vjen per shkak se une jam shum e lidhur me familjen time dhe shqetesohem shume kur ata kane nje problem. Kemi kaluar periudha te veshtira ne jete dhe une jetoj cdo dite me friken se mos rikthehen perseri.
Ju lutem me rekomandoni dicka si te largoj gjendjen e ankthit sepse ka raste qe ndihem shum keq
Faleminderit

  1. Stafi Nuk Je Vetem says:

    PErshendetje e dashur,

    Pyetja juaj i eshte derguar ekspertes perkatese, dhe nderkohe qe presim qe ajo te sjelle pergjigjen, ju ftojme te shikoni nje ligjerate mbi ankthin, nga psikologia Elisa Berdica. Per te marre nje ndihme, nderkohe qe prisni.
    https://www.youtube.com/watch?v=MV4xMXnjLMA&t=32s

    Te urojme gjithe te mirat,
    Stafi i Nuk Je Vetem

  2. MSc. Sonila Mecaj says:

    Përshëndetje! Besoj ka qenë dhe është shumë e vështirë, e lodhshme të jetosh me ankth për një kohë kaq të gjatë. Shpresoj që të keni patur mundësi deri më tani të keni folur me ndonjë profesionist të fushës ose dhe me njërëz të afërt që ju kuptojnë për tu lehtësuar disi nga shqetësimet që ankthi të jep. Nëse jo, mendoj që duhet ta konsideroni takimin me një psikolog/psikoterapist, për ta ndihmuar veten më shumë sesa thjesh me disa rekomandime të përgjithshme. Ju e shikoni të lidhur me ngjarje të vështira që familja dhe ju keni kaluar dhe zakonisht rrethana të tilla e bëjnë të vështirë kapërcimin e ankthit apo çdo shqetësimi tjetër emocional dhe psikologjik.

    Ju jetoni bashkë me prindërit (familjen tuaj) apo keni krijuar familjen tuaj tashmë? Zakonisht vështirësia për t’u ‘shkëputur’ nga familja (prindërit) vjen për shkak të ankthit të ndarjes, gjë që më bën të mendoj se ju mund të keni patur ankth edhe në kohën që keni qenë fëmijë, por ndoshta të pashfaqur në forma të dukshme. Ose ndoshta prindërit apo njëri prej tyre mund të ketë qenë ankthioz, që bëhet merak për çdo gjë, që kujdeset për çdo gjë? Shpeshherë ankthi është një model reagimi ndaj situatave të vështira emocionale që fëmija e mëson në familje.
    Por gjithashtu ankthi që ju ndieni tani mund të vijë edhe si pasojë e përplasjes mes nevojës tuaj për t’u shkëputur, për të funksionuar e pavaruar emocionalisht prej familjes (për të bërë jetën tuaj) nga njëra anë dhe frikës se si mund t’i bëjë kjo të ndihen prindërit e tu nga ana tjetër.
    Sugjerimi kryesor në një situatë të tillë është të përpiqesh të kuptosh pak më shumë shkakun e ankthit tënd. Nëse shkaku mbetet po aty prezent, vështirë se largohet ankthi.
    Nuk do të ishte e përshtatshme të jepja rekomandime të përgjithshme kundër ankthit (si të mësuarit e frymëmarrjes së thellë me diafragmë, ecja në natyrë ose vrapi, joga apo meditimi, zëvendësimi i mendimeve negative me ato pozitive, etj.) pa ditur detaje në lidhje me faktorët që nxisin ankthin tek ju aktualisht dhe çfarë ndieni konkretisht kur thoni që ndiheni shumë keq.
    Mos hezitoni të vazhdojmë komunikimin, nëse do e shihni të dobishëm.

  3. Vilma says:

    Ju falenderoj shume per shpjegimin tuaj!
    Problemi im eshte me shum sesa vec çeshtje ankthi.
    Une jetoj vetem prej 10 vitesh ne tirane ku kam studiuar dhe aktualisht punoj ndersa familja ime jeton ne nje qytet tjeter.mgjthse 10 vjet larg une perseri jam shume e lidhur dhe i vizitoj cdo jave.ankthi im eshte i perditshem sepse dhe problemi eshte i perditshem.sigurisht ka dite me te qeta por ka dhe dite shum ankthioze.familja ime gjithmon ka qene familje me kultur dhe e shkolluar , e respektuar thuajse nga te gjithe por para 10 vitesh ndodhi qe motra ime kaloj nje depresion te rende , ajo vazhdon te ket shqetesime her pas here dhe ne jetojme me frike.kam patur dite te veshtira qe nuk e perballoja dot situaten e saj ndaj dhe jam konsultuar me nje neuropsikiater.dua te gjej nje menyre per tu bere e forte por nuk po e gjej dot ate forc. Ju falenderoj per kohen qe me keni kushtuar

    1. MSc. Sonila Mecaj says:

      Pershendetje edhe njehere!
      E kuptoj sa e rende behet situata ne nje familje kur njeri prej anetareve vuan nga crregullime te tilla si depresioni. Ju thoni qe eshte depresion i rende, pra qe ndoshta motra ka patur tentativa vetevrasjeje apo qe rreziku eshte gjithmone prezent. Eshte shume e veshtire qe jeta e gjithe familjes te vazhdoje normalisht pas nje traume te tille, sidomos nese trauma perseritet ne nje forme a nje tjeter. Shpresoj qe motra te kete marre trajtimin e duhur dhe te jete e ndihmuar disi ne luften e saj me depresionin. Por, nga ana tjeter dua ta theksoj fort qe ju keni jeten tuaj, te ndryshme nga ajo e motres. Me gjithe dashurine dhe shqetesimin qe keni per te, ankthi juaj (dhe ndoshta i prinderve gjithashtu) nuk e ndihmon as ate as juve. Disa crregullime mendore jane kronike dhe e vetmja gje qe mbetet per tu bere eshte te bashkejetohet me to ne menyren me te mire te mundshme, perfshire trajtimin medikamentoz te rregullt dhe shpresoj qe prinderit te kene patur mundesi gjate ketyre viteve te kene folur me profesioniste te shendetit mendor.

      Nisur nga pervoja ime, kam vene re kur njeri nga femijet vuan nga nje semundje, femijes tjeter i ‘bie barra’ te jete ‘femija normal’, gje qe nuk eshte barre e lehte, pasi edhe per ty eshte normale te mos ndihesh mire dhe ne ankth per shkak te problemit te motres, ashtu sic eshte normale te kesh nje mori problemesh te tjera te jetes tende. Por ne nje situate te tille veshtire te gjesh hapesire per te qare hallet e tua. Dhe ne kete rast ato vecse grumbullohen e rrisin ngarkesen e brendshme.
      Po aq, nuk eshte cudi qe ti te jesh duke mbartur edhe ankthin e prinderve, te cilet ne pergjithesi e kane shume me te veshtire psikologjikisht te mesohen dhe ta pranojne femijen e tyre ne depresion apo sidoqofte diagnoza e sakte.
      Une e di gjithashtu qe jeta per nje person me semundje mendore ne nje shoqeri si e jona eshte qindfish me e veshtire se e te tjereve, por nuk mendoj se duhet te jete kaq e veshtire per ty. Supozoj se nje pjese e ankthit ze fill tek marredheniet e tua me prinderit. Ndoshta mund te kete edhe ndjenja faji te pavetedijshme qe lindin nga fakti qe ti gjithsesi je larg tyre dhe vuajtjes se tyre te perditshme, qe jeta jote shkon me mire se e motres tende. Por, ashtu si per motren, nuk eshte faji i saj qe eshte prekur nga depresioni, ashtu dhe per ty, nuk eshte faji yt qe nuk je prekur. Ndoshta racionalisht e di qe e mendon keshtu, por shpeshhere ne reagojme kryesisht jo ne baze te arsyes. Ndoshta ti vazhdon shkon cdo jave ne shtepi edhe pse nuk do doje, por ndihesh qe duhet ta besh, keshtu pritet qe ti te veprosh. Jo rralle ne veprojme e ndiejme duke qene te bindur qe jane veprimet e ndjenjat tona te lira, por sapo ndalemi e reflektojme pak me thelle kuptojme qe keshtu na duket, por nuk eshte e vertete. Ndikimi i te tjereve eshte me i fuqishem dhe i padukshem se c’mendojme.
      Une do te sugjerora te reflektoje ne lidhje me sa me siper dhe te vazhdojme komunikimin, nese eshte i vlefshem per ty.

      Te uroj gjithe te mirat!

  4. Alex says:

    Edhe un vuaj nga stresi prej 7 muajsh e spo ja dal dot.E gjithe kjo ndodhi nga frika qe u semura me pneumoni te rende para 7 muash dhe fillova te shqetesohesha per veten.U kurova nga pneumonia dhe mendova se u sherova.Mbasi u sherova shkova perseri ne pune dhe aty me kapi nje temperature 39 dhe po me vinte mendja rrotull dhe veshtiresi ne te folur dhe mu tha komplet goja pasi punoja ne nje call center me condicioner perdit dhe bente shum ftoht.Un shkoja me biciklet perdit te puna dhe behesha shum me djerse gjat rruges per ne pune,dhe sapo arrija te puna me thahesh djersa ne trup e ne kok nersa koka me mpihesh.Ika ne shtepi dhe qe prej asaj dite nuk kam ngrit me koke.Kisha maramendje humbje ekuilibri perzierje mezi hecja me keputeshin kembet ,dhe veshtiresi ne frymarje dhe shikim te turbullt ose tym.dhe xhironte zyra.U vizitova per veshin e mesem cdo gje ne rregull.bera scaner veshi doli mire. Bera rezonaze magnetike doli mire. Zemren ekontrollova doli mire.Skam len vizit pa ber ecdo gje mire.Si di se cfar me ka ndodh por me duket vetja si ne nje bot tjeter kam humb koncentrimin bllokim ne koke dhe dhimbje te forta mbrapa koke.Ju faleminderit.

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje,

      Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Ju lutem shkruajeni komentin tuaj ne rubriken Pyetje/ Bej pyetjen tende ne menyre qe pyetja juaj t’i shkoj ekspertit e te merrni nje pergjigje ndihmuese. Gjithe te mirat.

      Stafi Nuk Je Vetem

  5. Anonymous says:

    Jam 62 vec.zanafilla e ankthit tim eshte e hereshme si rezultat i nje aksidenti ne pune para35 vjetesh,Kam kaluar gjate kesaj kohe disa frikera per veten time si mos cmendem,etj,etj.Pra kam rreth vjet qe jetoj me keto frikera dhe ne fund te fundit ja kujam nuk me ka gjetur gje. Kam rreth 1 muaj qe keto frikera dhe mendime me jane perseritur : psh. Si do jete e ardhmja etj etj mendime dhe obsesio e te kota,por keto po me shqetesojne shume,dhe mendoj se me duhe nje dore nje ndihme .Gjate ketij muaj kam perjetuar edhe dy, tre atake paniku.Mendimet negative per veten dime rreth 35 vjet i kam shmangur duke e hequr mendjen nga gjerat negative,duke menduar se kam gjera me te rendesishme nejete dh me kane dhene rezultat .Kam kaluar nje jwte te qete.Por muajin e fundit ndihem si i pazoti per ti perballuarato.Para 10 -12 vjetesh bera nje konsult me psi kologun dhe une jam i ndergje gjshem per ate cka ndodh me mua .Tani kerkoj ndihme si te veproj.

  6. Pa emer says:

    Pershendetje ne 2016 kam rene pa ndjenja per shkak se kan dashur te me martojn me msitni dhe skam pranuar dhe nga at her me ka mbetur ankthi per gjithka nganjeher mendoj qe jam edhe qfar nuk jam ne realitet ankthi vazhdon ju lutem nje keshill

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  7. Anonymous says:

    Pershendetje, vajza ime eshte 16 vjece dhe para 1 viti mbaroi klasen e 9. Gjimnazin vendosi qe ta vazhdoi ne nje shkolle tjeter, por diten e 1 te shkolles pati ankth I cili i vazhdoi per shume kohe aq sa ajo e nderpreu shkollen. Pra e humbi vitin. Kete vit po e coi ne terapi me psikolog por perseri nuk shkon ne shkolle sepse ka ankth. Ka 1 muaj e gjysem qe vazhdon terapi por ankthi vazhdon. Si mundem une ta ndihmoj per ta larguar ankthin?

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.