05.10.2017
Ckemi! Jam 20 vjece. Po ju shkruaj pasi e kam shum te nevojshme te flas me dike i cili mund tme jap nje mendim. U ben nje vit qe kam frike tmerrsisht frike te rri vetem, te fle vetem, te qendroj vetem ne ndonje ambjent se me duket sikur mund tme shfaqet dicka apo mund te ekzistonje shpirtat e gjera te tillA. Ka raste qe nuk fle fare vetem qaj. Kam qen gjithmone shum karakter i fort sme trembe asgje madjr shoqet gjenin mbeshtetje edhe force tek fjalet e mia apo kurajoja qe u jipja. Kurse tani ndihem shum e friksuar nga jeta. Mbaj gjth drita ndezur se di jam shum keq ju betohem. Kjo gje nisi ne momentin kur isha ne nje varrim te e afermja jone ajo kish diegur veten edhe kur e pashe ate dite ishte pamje e tmerrshme. Nuk me hicet nga mendja. Sjam mire aspak mendoj veq gjera te kqija sikur mund te vdesin njerzit qe du sikur mund te ndodhin gjana tkija. O zot sdi si ti Largoj kto mendime asht e paMundur. Flm nqs do me pergjigjeni. ??
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje!
Fakti që po kërkon ndihmë është shenjë e mirë dhe hapi i parë rreth kapërcimit me sukses të kësaj situate të vështirë që po kalon…
Zanafilla duket se ka të bëjë me ngjarjen e dhimbshme që ke përjetuar në vdekjen e kushërirës. Nuk e di nqs frikërat e tua, këto përjetime që ke, të kanë ndikuar në jetën e përditshme? Në shkollë? Në punë? Në marrëdhëniet me shoqërinë apo njerëzit e afërm? Nëse përgjigja është po, atëherë do të të sugjeroja të konsultohesh me nje psikoterapeut, për të njohur më mirë problematikën dhe për të të ofruar ndihmën e duhur, për kapërcimin e kësaj situate.
Gjithë të mirat!
Kete frike e kam edhe une po ashtu si ti kam frike te fle te qendroj apo te hy ne tualet vetem se di mendoj se mund te me shfaqet ndonje gje.Por kohet e fundit jam fiksuar pas nje pikture ne shtepi ngado qe sillem e shikoj me duket se ka diqka sa here e shikoj defrehem thelle ne te mendoj gjera we si qfar mund tu them por kam pa edhe disa shenja kohet e fundit me ka humb oreksi nuk flen deri ne mengjes our me thot dikush diqka nuk kam ndonje emocion a ku di une kam pare per keto shenja she disa thoshin se mund te jeni psikopate kam pyt edhe vajzen e xhaxhit ajo me tha ndoshta mund te jesh 0.1% por nuk e besoj kam frike shume per bese nuk di as qfare te beje tere kohen mendoj gjera te tilla etj etj sdi per bese mund te kemi ndoshta kete frike te njejte mos ndoshta mendoj..
Pershendetje,
Faleminderit qe ke shkruar ketu, te lutemi ta dergosh shqetesimin tend si pyetje te re qe te marresh pergjigje nga Ekspertet e faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i Nuk je vetem