Këshilla/Blog

15.10.2017

Pershendetje dhe falrminderit per kete mundesine. Jam nje djale dhe te shtunen e kaluar fluturova per ne Hamburg. Diten e pare isha shume mire. Diten e dyte, te dielen duke dale xhiro me dy shone papritur me kapi paniku, kisha marrje mendsh, me dukej sikur do me vinte per te vjelle,sikur do cmendesha. Prej asaj dite , dal pak, kam mendime sikur kam ndonje semundjet te keqe dhe do vdes. Kam nje marrje mendsh te lehte qe me shoqeron gjate shumices se sites. Kam nje ndjesi her pas here sikur do vjell dhe kam nje dhimbje te lehte ne fund te kurrizit. Disa me kane thene qe je ne ankth dhe e ke psikologjike. Mund te me thoni ju lutem cfar kam, dhe mos kam ndonje serioze qe me kercenon jeten? Pres prgj. Ju pershendes

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje! Me sa kuptoj nga ajo qe na ke shkruar, ti ke kaluar nje krize te atakut te panikut. Zakonisht ataku i panikut eshte i iniciuar nga nje situate e caktuar stresante, ose shpesh here mund te ndodhe dhe pa prezencen e nje nxitesi te dukshem, por qe ka egzistuar dhe i jep pasojat me pas. Ne vijim, krizat e atakut te panikut mund te ndodhin ne menyre te papritur dhe te menjehershme. Ato nuk kane baze biologjike, ndaj cdo gje me funksionimin e organeve te tua eshte ok. Eshte dicka e prodhuar nga mendimet e tua dhe ato mbajne te “gjalle” dhe reagimet trupore (si rrahjet e shpejta te zemres, ndjesine e te vjellave, veshtiresite ne frymemarrje, etj). A te ka ndodhur dicka qe ka rrezikuar jeten tende edhe pse ti ke menduar se ky eshte fundi? Jam e sigurt qe jo. Sa me shume ta tolerosh ankthin dhe simptomat, aq me shume do te reduktohen ato. Nese do te duash ti drejtohesh nje psikologu atje, do te ishte me e efektshme dhe terapia qe funksionon me mire me atakun e panikut eshte CBT (cognitive behavioral therapy). Nese ti ndrysho mendimet e tua atehere do te ndryshohen dhe emocionet e reagimet, pasi jane te lidhura si nje rreth.
    Mos hezito te na shkruash serish nese do kesh nevoje. Me respekt, MSc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV