23.10.2017
Pershendetje.desha nje keshill per pjesen e ndjenjes sepse un ndjej per mashkull jo per femer.dua qe te dal nga kjo rrug po sdi se si.me ndihmoni nqse ka ilac apo dicka tjeter.ju faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje! Nese ndjen per nje mashkull, nuk ke pse te perpiqesh te ndryshosh, kjo do te demtonte . Nuk te nevojitet asnje ilac, pasi nuk je i semure, ilaci me i mire eshte te pranosh ndjenjat qe ke dhe veten tende 🙂
Ajo qe duhet te ndryshoj esht mentaliteti shpellar i shqiptarve! Nuk ke asgje per te ndryshuar. Do e kesh shume te veshtir ta pranosh dhe aq me teper ta pranojn te tjeret qe ke rrotull.po mos harro qe kjo esht pjese e jotja. Ti je ai qe je dhe nuk i detyrohesh askujt nje shpjegim. Gjithashtu kujto kte shprehjen sa here qe ndihesh ne siklet ” Ata qe kane rendesi se kane problem. Ata qe e kane problem skane rendesi”. Mos u ndiej fare keq nqs humb disa njerez/miq. Nqs ata largohen prej teje si ke pasur kurr shok. Edhe nqs ndihesh keq atere mos harro qe ke plot njerez edhe qe si njeh si une ose si komentuesi tjeter qe te pranojn ashtu si je edhe pse ste njohin fare. ??Dmth shkurt fare ilac ska vlla se nuk esht semundje. Do vuash çik po merr me avash. Me kohen do e pranosh. Puna esht ta pranosh vet me ze te lart se pastaj do kesh guxim te flasesh me familjen/me te afermit qe ke.
Pershendetje! Po e nis nga fundi i letres tende, duke te pyetur se per cfare te duhet ilaci? Ti thua qe ndjen per meshkujt dhe jo per femrat, por besoj se ke ndjenja pozitive per to apo jo? Atehere pse do te dalesh nga kjo rruge, pse do te heqesh dore nga ndjenjat pozitive? Une e di qe paragjykimet do te ishin te dhimbshme, por a do te jete me pak e dhimbshme nese ti mohon ndjenjat e tua dhe perpiqesh te ndjesh me zor per dike qe nuk ndjen dot? Ti je 27 vjec dhe besoj se qe nga momenti qe ke patur terheqje per meshkuj e deri tani duhet te jete ca kohe e gjate apo jo? Ne kete kohe a ke tentuar ti menyra qe te mos ndjesh per meshkuj? A te kane funksionuar? Perderisa jemi ketu sot, do te thote qe jo. Atehere perse te mos e pranosh veten keshtu? Sa me shume t’ I mohosh ndjenjat, aq me shume do e kompleksosh identitetin tend. Sa me shpejt t’i pranosh ndjenjat e tua, aq me shume do I gezohesh atyre. Edhe pse nuk ishte ajo qe prisje, shpresoj te te kete dhene force. Per cdo gje ne jemi ketu. Ti nuk je vetem! Me respetk, MSc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike.
Ke te drejt. por mendova as vet se di se si. te faleminderit e vlersoj.