Këshilla/Blog

27.10.2017

Pershendetje!
Do doja tju pyesja per nje gjendje qe kam perjetuar dje gjate qendrimit ne shkolle, qe ishte hera e pare qe me ndodhte aq intensivisht me te rrahura zemre te shpeshta , dridhje duarsh ndjesi te fikti ,trazim ne stomak. Pas 1 ore qendrimi ne natyre arrita te qetesohesha disi. Nuk kam pasur ndonje stres ose shqetesim kete muaj qe mund ta justifikonte ndoshta. Gjithashtu kam disa dite qe marr nje sasi te caktuar kafeine qe ne mengjes. Ju lutem me ktheni pergjigje pasi jam shume e shqetesuar nqs me rikthehet e njejta gjendje!

  1. Ana says:

    E njejta gje me ndodhi edhe mua para 3 muajsh dhe ende me kap . Eshte e gjitha psikologjike duhet shume vullnet per te kaluar ankthin .

  2. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    E kuptoj qe je e shqetësuar për cfarë të ka ndodhur, pasi të ndjesh aq shumë nga trupi yt do të vinte në merak çdo njeri. Ajo cfarë e bën diferencën nga e rrezikshmja dhe jo e rrezikshmja është shkaku. Çfarë e ka shkaktuar atë gjendje tënden? Zakonisht ajo mori ndjesish që ke ndjerë ti quhet Atak Paniku, I cili nuk ka një shkak biologjik por ka shkaqe psikologjike. Shpesh herë episode apo sic quhen ndryshe krizat e atakut të panikut mund të fillojnë papritur, pa një shkak të dukshëm dhe në mënyrë të menjëhershme. Ato arrijnë një pikë kulmore dhe më pas arrin të qetësohesh. Ajo cfarë e mban të gjallë krizën janë mendimet e tua. Mund të ndodhë që të rikthehet e njejta gjendje, por nëse ndodh ti mund të punosh me mendimet e tua. Të mendosh që është vetëm një episod që nuk zgjat më shumë se 10 minuta maksimumi dhe më pas do të qetësohesh e asgjë e keqe nuk do të ndodhë me ty. Më flit pak më shumë për veten, për shkollën. A ke patur ndryshime të rëndësishme në jetën tënde këto kohët e fundit? Me sa mban mend ti dhe nga fëmijëria por dhe më pas a mund të ketë ndodhur ndonjë episod i tillë dhe më përpara, edhe pse më pak intensiv?
    Mënyra që ke zgjedhur për tu qetësuar është shumë e mirë. Nëse të ndodh sërish mund të qetësohesh në cdo vend që të jesh, mjafton që të punosh me mendimet e tua.
    Shpresoj të të kem ardhur sadopak në ndihmë. Të uroj më të mirat! Me respect, MSc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV