13.11.2017
Përshëndetje.jam një djal 20-vjeç para disa ditësh mu dha mundësia të shkoja për her të par me një femer por nuk muda të bëja gjë sepse sapo ajo filloj të më bëj seks oral penisi im u ejakulua pa arritur në ereksjon. Ka lidhje kjo me mastrubimin dhe shikimin e vidjove porno gjata adoleshences , apo ndodh na sikleti ose turpi i herës së par me femër sepse të rrahurat e zemrës i kisha shumë të shejta . Si mundet të reagoj që kjo gjë mos të përsëritet më her tjetër.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Anxhelon,
Tek ju behet fjale per ejakulacion te parakohshem (ejaculatio praecox) i cili eshte nje crregullim seksual mjaft i shpeshte sidomos tek moshat e reja dhe i cili nese eshte i rralle apo i herepashershem nuk paraqet semundje, por nese eshte prezent rregullisht mund te len edhe pasoja psiqike. Po ju jap disa keshilla praktike se si me e zgjate ejakulimin. Gjate marredhenies kur ju vjen ndjenja e ejakulimit duhet ta nderpritni seksin dhe e shtrengoni penisin (menjeher nen gllans) me 3 gishta (me gishtin e madh, gishtin tregues dhe gishtin e mesem) nja 20-30 sekonda dhe pastaj vazhdon perseri dhe kur ta keni ndjenjen e ejakulimit e nderpritni perseri seksin dhe e shtypni penisin tik nen gllans dhe pas nje kohe do te ushtroheni me e zgjat kohen e ejakulimit. Kjo duhet te perseritet 3-4x gjate marredhenies, dy here ne jave dhe me kohe do ta fiton ndjenjen e kontrollimit te ejakulacionit (diku rreth 60-70% kan permiresim me kete teknike). Nese nuk ju ndihmon kjo metode atehere mund te perdoren edhe spreja me permbajtje Lidokaini (ne keto raste duhet te perdoret kondomi sepse shkakton mpirje te vagines se partneres), ose perdorimi i dy kondomave. Nese nuk ju ndihmojne keto udhezime atehere preferohet kontrolla te Urologu.
Dr. Shkelzen Elezaj
Prsh doktorr. Ndikon ankthi në të tilla raste sepse unë isha shumë në ankëth.