Këshilla/Blog

18.11.2017

Ckm…jam nje vajz 20vjc dhe kam shum ankth mendoj shum gjera te kqija sikur kam ndonje semundje te keqe sa her i mendoj kto dridhem mduket sikur do vdes me meret fryma me vjen per te vjell mduket sikur do me bij te fikt nuk me hahet buk ndonje her ne mendje kam vet kto mendime sa her i mendoj dridhem e tera nuk qetsohem dot te lutem me thoni ndonje ilac qe te qetsohem sa her dridhem sa her i mendoj kto gjera … faleminderit

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje,
    Para se gjithash dua te them se per te marre nje mjekim sado i lehte qofte ai, eshte e domosdoshme te konsultohesh me nje mjek psikiater, ne menyre qe te vleresohet sic duhet gjendja ne te cilen ndodhesh dhe nevoja per trajtim me ilaçe. Perpara se te vendosesh te marresh mjekim ose jo eshte mire te kuptosh sakte se çfare po ndodh me ty. Pyetje te tilla jane te rendesishme : Sa kohe ka qe ndihesh ne kete menyre, disa dite apo disa jave apo me shume? Sa shpesh gjate dites vijne ne koke keto mendime dhe te dridhurat? A ka ndonje moment te dites qe ndihesh me e qete, pa marrje fryme dhe ndjesi te vjelli dhe kur eshte ky moment?
    Ne momentin qe u shfaqen keto shqetesime per here te pare, a mendon qe dicka qe mund te te kete ndodhur ne jeten tende mund te jete bere shkak per kete gjendje ankthi.
    Eshte e drejta jote te biesh dakord ose jo me mjekimin e rekomanduar apo te besh te gjitha pyetjet e nevojshme ne lidhje me mjekimin dhe trajtimin ne pergjithesi. Edhe nese psikiatri nuk mendon se ke nevoje per nje kure te mirefillte, mund te te jape nje recete per qetesues qe mund ti marresh vetem ne momentet qe ndihesh keq. Shpresoj qe per ty te mos jete problem apo e veshtire te gjesh nje psikiater dhe te lesh nje takim sa me pare ne menyre qe te lehtesoshesh nga kjo gjendje vertete e mundimshme.
    Nese nuk do te doje psikiater, mund te kerkosh te kontaktosh nje psikolog/e, por nese je duke kerkuar mjekim ate mund te ta jape vetem psikiatri. Por nga ana tjeter edhe puna psikologjike mund te te lehtesoje nga shqetesimet qe je duke ndier.
    Mbetemi ne kontakt per cdo nevoje ose pyetje qe mund te kesh.

  2. Mario dr says:

    Pershendetje. Kam gati 3 vjet qe vuaj nga ankthi, perdor ilacin paroxentina. Doja ti derprisja me kalimin e kohes apo duhet te konsutohem me psikiatrin? Flm

    1. Fondacioni Together Albania says:

      Pershendetje,

      Po, per cdo ndryshim qe doni te ndermerrni ne lidhje me medikamentet duhet te konsultoheni me mjekun psikiater pasi nderprerja e menjehershme e mjekimint mund te kete efekte anesore. Gjithe te mirat.

      Stafi Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV