Këshilla/Blog

20.11.2017

Prsh . Km qen lidhur 3 vjet me nje djal . Kishim 4 vjet qenjifeshim dhe qekur kemi nisur te flisnim para 4 vitesh kemi fol perdit dhe pergjithcka . Ne fillim sillej shuumm mir me mua . Ndersa ne gjysmen e vitit te fundit sillej keq dhe me bente te ndihesha shum keq . Tani jemi ndar . U ndam duke u zen dhe duke u shar . Ndihem shuum keq . Mka marr malli per te . E di qe po te kthehemi do mbej prp te ndihem keq por spo mundem ta harroj . Cdo gje mkujton ate .jm mundur ta mbush diten me aktivitete po prp me kot . Nuk di cfar te bej . Ju lutem me ndihmoni

  1. Xxx says:

    Data 24 sot personi ka shkr ndaten 20 dhe ju akm nk i ktheni kthy prgj

  2. Stafi Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje,
    Kerkojme ndjese qe ndonjehere pergjigjet vonojne pak me teper se sa kemi premtuar; na mirekuptoni kjo vjen per shkak te mbingarkeses me pyetje.

    Gjithe te mirat,
    Stafi i Nuk Je Vetem

  3. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,
    Faleminderit që na ke shkruar dhe na ke drejtuar ne shqetësimin dhe mendimet e tua të momentit.
    E kuptoj dhe ndjej që je në një moment të vështirë me veten, ndjenjat që ke, kujtimet apo ndoshta edhe mendimet e ndjesitë e dyfishta që të shoqërojnë herë pas here. Aq më tepër që sic e përmend edhe ti jeni ndarë në zënkë e sipër dhe kjo zakonisht lë mbrapa ndjenja zemërimi, apo ndjesi të tjera të pasheshuara që të bëjnë të rikthehesh si mendërisht edhe emocionalisht.
    Gjithsesi kjo për të thënë që pavarësisht lëndimit, kjo është mënyra e vetme për të kaluar ndarjen. Mbase ty të vjen cudi nga kjo që po them, por e vetmja mënyrë për të dal nga kjo gjendje është duke e përjetuar atë sic vjen, por nga ana tjetër duke punuar me veten për të mos zmadhuar ndjesitë e mendimet që përjetohen. Ndodh që ne biem në grackën e të njëjtave emocioneve dhe mendimeve dhe I zmadhojmë ato.
    Pranoja vetes gjithë ndjesitë që ke. Po është e vërtet që do të marr malli, që do prekesh nga detaje, që ndoshta do mendosh që mund të kishe vepruar ndryshe ose që ai duhet të kishte vepruar ndryshe. Por nga ana tjetër, mendo edhe për gjërat që s’kanë ecur mirë, që ndoshta mund të jenë/ishin të vështira per tu ndryshuar dhe për të qenë I qetë në një marrëdhënie.
    Kjo për të thënë që unë mendoj që ti ke shumë gjëra per të reflektuar në lidhje me këtë marrëdhënie, pasi në letrën tënde ka shumë gjëra që ti I përmend që nuk funksiononin.
    Merr kohën tënden per të përtypur ndjesitë por edhe mendimet racionale.
    Merr kohën tënde për të ditur se cfarë do të bësh me tej. Besoj se një periudhë reflektive do të ndihmoj të kuptosh dhe të orientohesh më mirë.
    E gjitha gjëja e rëndësishme me marrëdhëniet është që ato na mësojnë shumë mbi veten tonë e na ngacmojnë lidhur me emocionet, vlerësimin e besimin e vetes dhe cfarë duhet të përmirësojmë. Përpiqu ta shohësh në këtë mënyrë.

    Gjithashtu fol me persona të afërt për ty (mikesha, familjarë), apo me ata që kanë kaluar eksperienca të tilla. Dhe të siguroj që të gjithë kalojnë ndarje e ndoshta disa here në jetë. Besoj se ti ke njerëz në jetën tënde ku mund të marrësh shumë ngrohtësi e dashuri, vecanërisht në momentet që të prekin më shumë. Ne kemi nevojë për këtë aspect në këto moment. Sigurisht që edhe ne jemi këtu për ty në rast se do të na shkruash sërish.

    Më vjen gjithashtu mire që ti ke aktivitete të tjera dhe të këshilloj ti vazhdosh. Është e rëndësishme që jeta jote të ketë shumë dimensione.

    Shpresoj që përgjigja ime të të ketë ndihmuar disi dhe të uroj shumë të mira më tej,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV