Këshilla/Blog

22.11.2017

Kishim dy vjet lidhje ..E doja shume ..Kete vit mendonim te fejpheshim e dinin dhe familjet..Ne pervjetorin tone ne kryem dhe marredhenie ishte hera e pare per mua…Pas dyditesh e kapa me tjeter ..Dhe u ndame me sherr ..Jam shume keq si tani dhe atehere dua te vdes asgje s ka kuptim per mua…Dua te njoh dike por me duket sikur vetem ai me donte..Ju lutem me ndihmoni..????

  1. Shpresa says:

    E dashur, e besoj se po ndihesh shume keq, pas sjelljes se te fejuarit i cili te paska lenduar, dhe keqperdorur dashurine tende. Por, me mire eshte qe e ke kuptuar me kohe, se ai nuk eshte personi i duhur per te kaluar jete me te.
    Ai qe trathton njehere, trathton prap. Me fal, nese e ke veshtire te lexosh kete te vertet , por ti mertion me shume, shume me shume. Jepi kohe vetes, dhe me kohe dhimbja do kalon, dhe prap do te del Ylberi ne qiellin tende 🙂
    Te uroj gjtihe te mirat.
    Shpresa

  2. Msc. Ma. Anisa Asllani says:

    Pershendetje!
    Me vjen keq qe je zhgenjyer dhe je duke vuajtur…por kjo eshte nje vuajtje kalimtare.. E di qe nuk eshte e lehte dhe lendimi eshte i madh, por nese nje marredhenie nuk ngrihet mbi bazat e respektit, besimit e dashurise reciproke, me mire te marre fund… Fakti qe te ka tradhetuar do te thote qe dashuria e tij nuk ka qene mjaftueshmerisht e forte dhe serioze… nuk e di sa perpjekje ka bere ai per te te kerkuar falje, per te te mos humbur, sa lehte eshte dorezuar ose jo… ti e njeh me mire situaten tuaj, por pavaresisht ndjenjave qe mund te kesh akoma, nese mendon se nuk te meriton, ben mire te perpiqesh ta nxjerresh sa me shpejt nga jeta dhe zemra jote.
    Je shume e re dhe jeta eshte shume e gjate.
    Padiskutim qe do njohesh dike tjeter qe te te doje e respektoje njesoj si ty, qe ta meritoje dashurine dhe perkushtimin tend. Por se pari nuk duhet te harrosh te duash shume veten tende! Perpiqu ta heqesh mendjen dhe ti perkushtohesh gjerave me te rendesishme per ty, si psh Familja, shkolla apo puna, shoqeria etj.
    Merre situaten ne kontroll dhe mos lejo qe ndjenjat e fajit apo trishtimi te mbushin kohen tende… dil ne ajer te paster,merru me sport, lexo, angazhohu gjithmone me dicka qe te pelqen, mbushe kohen tende me aktivitete, tako njerez qe te bejne te ndihesh mire, njerez positive e qe te mbeshtesin pa kushte! Koha eshte aleati yt me m I mire!
    Cdo gje do kaloje por duhet te durosh e te perpiqesh pak! Mos harro te duash veten dhe njerezit qe te duan pa kushte!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV