27.12.2017
Pershendetje! Desha t’ju falenderoj fillimisht per punen qe po beni per te gjithe ata njerez qe kalojne probleme ne fusha te tilla qe jane akoma tabu per bashkshpellaret tane shqiptare.
Dhe po, ate fjale e lexova te nje status po te kjo faqe.
Atehere, une jam nje djale 18 vjecar dhe banoj ne Tirane. Sapo kam filluar edhe studimet e larta ne nje dege qe e kam pasion. Te pakten per kete gje jam i lumtur. Por per sa i perket te tjerave, nuk mund te them te njejten gje. Qe ne moshe te hershme, diku te 13 apo 14 vjec, kam filluar te kem terheqje seksuale per seksin e njejte. Mendova se eshte thjesht dicka momentale apo e moshes qe do te kaloje kur te rritem, por jo, akoma vazhdoj te ndjej te njejten gje, ne mos edhe me shume. Kam lexuar goxha ne internet, jam konsultuar me psikologet e faqes “SOS LGBTI” dhe madje kam krijuar edhe shoqeri (online sigurisht) me persona te tjere qe ndjejne te njejten gje si une. Por perseri me duket sikur mungon dicka.
Deri ne kete pike e kuptoj qe me shume (shume shume) gjasa jam gay por kam frike ta pranoj. Nuk e kam problem ta shkruaj fjalen por nese perpiqem t’ja them vetes, nuk mundem dot.
Me pak fjale, akoma nuk e kam pranuar veten sic jam sepse them mbase nuk jam dhe po thashe qe jam nuk mund the them pastaj perseri qe nuk jam, prandaj jam e s’jam. Konfuzuese, apo jo? Epo, as qe i afrohet asaj qe bluaj ne mendje perdite. Ughhhhhhhh!
Si perfundim, akoma jam duke “bluar” dhe per t’i dhene fund desha ndihmen tuaj. A mund te me tregoni ju lutem se si mund t’ja vertetoj vetes qe jam gay apo qe nuk jam?
P.S. SOS LGBTI me thane qe per ta vertetuar duhet qe te kryej marredhenie seksuale me te dyja sekset, prandaj po shresoja per nje keshille pak me ndryshe.
WHY IS STRAIGHT THE DEFAULT???
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje nga nje prej te ashtuquajtuarit shpellar.Me fal qe po te bezdis,por nga kjo qe lexoj e kisha te pamundur te qendroja pa thene dicka.Te lutem mos me keqkupto.
Orientimi seksual sigurisht eshte fondamental,por mendoj se mendja jone ka nje rol shum te rendesishem ne kete aspekt.Mendoj se ti nuk i sheh vajzat ne ate kendveshtrim si duhet,por ecen me medyshje.Sigurisht qe ti vendos per jeten tende,por sic kishe thene qe ti studion per lenden te cilen e ke me shum pasion.Shihe ne nje kendveshtrim me te gjate,te gjithe shpellaret e Shqiperise ty nuk do te marrin ne pune vetem per shkak te orientimit seksual qe ke.Ndoshta ti mendon se je nje gay pa dashur te te ofendoj sepse ti nuk e ke provuar ndoshta nje lidhje me nje femer,te dashurohesh me te,dhe shum gjera te tjera.Gje qe mund ta pranoj logjika jote ti besh me nje mashkull,te zgjohesh cdo mengjes dhe te shohesh fytyren e nje burri,kur mund te kishe fytyren e nje engjelli (femre) teksa flinte,krejt e pambrojtur ama te te besonte verberisht dhe mos ta vriste mendjen per asgje tjeter.Te kesh ne krahun tend mashkullin ideal qe te te plotesoj?Per mendimin tim duhet ta shohesh tablon nga nje kendveshtrim shum i gjere dhe ti japesh vetes nje mundesi per te qene “princi i kalter” i endrrave te nje vajze.
Shpellari again 🙂 ! Fillimisht te falenderoj qe more mundimin te shkruash dicka dhe mos u shqeteso sepse nuk kishte asgje bezdisese apo keqkuptuese. Ne fund te fundit mendimi i te gjitheve eshte i vlefshem sido qe mund te na duket neve. Te dal ne teme qe te mos zgjatem shume 🙂 .
A KE NJERI QE I NJEH VAJZAT SOT? 😛 Po, eshte e vertete, nuk i shikoj vajzat me ate deshiren e zjarrte seksuale si cdo djale. I admiroj, i adhuroj, ndjehem shume i lumtur kur edhe ato jane te lumtura, por deri ketu. Nuk eshte se me terheqin per te bere dicka me teper, edhe pse tani qe e mendoj nuk do te ishte keq sikur “ta beja” vetem nje here. Sa per shpellaret e Shqiperise, nuk e vras mendjen shume per sa kohe qe une nuk njoh veten time. Ne dreq te vene! Te zgjohesh dhe te shikosh fytyren e nje femre/engjelli? Me vjen keq dhe nuk e kam per ofendim por ka meshkuj me fytyre engjelli sa te duash, me te pafajshem dhe qe te besojne me verberisht pasi kalojne te njejtat probleme si ty, pra une. Sa per fjaline e fundit, po, ke te drejte. Kjo eshte arsyeja se perse nuk i kam vendosur vetes ende nje “etikete” per orientimin tim, pasi dua te jem teresisht i sigurte kur ta bej kete gje.
Shpresoj te mos kem thene dicka sado pak ofenduese. 🙂
Shume faleminderit edhe nje here !
Perse mos te jesh ti ai qe ti njoh vajzat sot? Sigurisht qe ti i tille je i gatuar,nuk te terheqinm aq shum femrat.Ndoshta ngaqe nuk je munduar ta gjesh nje femer,sepse shum quhen femra ama shum pak ne ditet e sotme e perfaqesojne denjesisht kte seks.Sigurisht qe ti je shum i corientuar dhe gjeja fundit qe mendon jane fjalet e njerezve ama ne nje fare menyre duhet ti mendosh sepse lodhesh,sa pergjigje duhet tu japesh,nderkoh qe vitet kalojne?A do jetosh aq i qete,ok ne djall te shkoj do e shijosh jeten tende me idealin tend.Por jeta nuk eshte kaq,sado e shkurter eshte ka nje dinjitet.Vertet grupi LGBTI ka bere nje ndryshim drastik te rrethanave,ama ne media e ka ber kte ndryshim sepse ne jeten reale fjala shpellar nuk krahasohet me njerezit e nevericem qe ka.Njoh persona qe jane te orientimit gay edhe pse kane shkelqyer ne fakultet jane bere pre e paragjykimeve.Ne fakt edhe une qe shkruaj jam pak paragjykuese sepse nuk e logjikoj dot te shoh nje djal me make up dhe te vesh xhinse te ngushta.Nuk dua te ofendoj,vertet jam nje “shpellare” por ne keshtu jemi rritur.Burri eshte shtylla e shtepise dhe nese i neperkembet nderi cfar i mbet?Ok ndoshta ti nuk je ne kete ekstrem ama gjerat keshtu vijne.Specialisti mund ta dije me mire kete gje,ama per mendimin tim jepi vetes nje mundesi per nje te ardhme te frytshme.Shum flm per kohen tende.Uroj qe cdo drejtim te marresh te jesh i lumtur
Shiko
E kuptoj qe ndoshta je ne veshtirsi per shkak te mjedisit ku jetojm..
Un mendoj se ne fillim duhet ti kesh gjerat te qarta me veten tende..
Provo te lidhesh me nje femer si fillim pasi do jet me e thjesht per ty.. shiko nese ndjen te njejten gje si per meshkujt.
Pasi te jesh qartesuar me veten fillo te pranosh nese je straight gay apo bisexual..
Kur ta kuptosh kush je fillo te pregatisesh familien per zgjedhjet e tua, njerzit e tu te afert..
Un mendoj se do jet me e leht per ty nese zgjedh te jetosh jasht shqipris pasi ktu esht shum e veshtir te te kuptojn.
Nuk dua as te te merzis as te te shty te besh gjera qe nuk deshiron ti besh si psh te ikesh prej ktej.. po nese vertet mendon se je gay atehere fillo te ndihesh mir me veten, esht ajo qe je dhe ske pse te kesh as frik as turp, nese njerzit te duan te duan per ate qe je jo per ate me te cilin shkon.
Kshuqe fillo te duash veten, te zbulosh veten, te pranosh veten.. te tjerat vin me leht pastaj
Përshëndetje,
Faleminderit që na je drejtuar e ndave me ne shqetësimin tënd, duke besuar në përgjigjen tonë, edhe pse sic e thua edhe ti je konsultuar shumë herë e ke marr informacion nëpërmjet burimeve të ndryshme.
Përmes letrës tënde e kuptoj që kjo është një periudhë e rëndësishme për ty, por edhe shumë sfiduese drejt njohjes së vetes, cfarë të pëlqen, të kuptuarit e emocioneve të ndryshme, por edhe të marrurit me realitetin përreth që sic thua nuk e favorizon diversitetin dhe e ka të vështirë ta pranoj “të ndryshmen”. Aq më tepër që nga tonet në letrën tënde, ndjehet qartë presioni që ndjen prej ambjentit. Ose mund të jetë që projektojmë apo ia veshim ambjentit, konfuzionin brenda nesh.
Me sa kuptoj, ti shpreh shumë konfuzion, duke përmendur se i përket një orientimi tjetër seksual, presionit për ta pranuar, por ndërkohë edhe një konfuzioni vetjak që ti e citon me “mungon dicka”. Për mendimin tim, ky është një rrugëtim që ti po ndjek për të zbuluar veten, pavarësisht që është kaotik, dhe aq më tepër i predispozuar nga mosha në të cilën ti je, ku qëndrore është eksplorimi i vetes, i relacioneve me të tjerët në kuptimin emocional e fizik, dhe aspektet e zhvillimit hormonal kanë goxha peshë.
Me këtë dua të të them që është shumë ok e normale që po përjeton konfuzion apo kaos, pasi kjo do të thotë që nevojitet të kuptojmë e të njohim më mirë veten, kështu që të këshilloj ta perceptosh e mendosh si një rrugë që duhet të përshkruash, pa i vendosur lupën vetes.
Do kisha dashur të na tregoje më shumë për marrëdhëniet e tua konkrete me vajzat e djemtë.
Si janë ato? Cilat janë raportet më të mira që ke? Cfarë të tërheq më shumë? Cilët janë më të rëndësishëm për ty? Cfarë të pëlqen fizikisht? Nga cfarë tërhiqesh më shumë te femrat dhe te meshkujt, etj?
Në letër mungon informacioni i plotë lidhur me cfarë të pëlqen, cfarë të tërheq etj.
Kur flasim për seksualitetin, nënkuptojmë disa aspekte të tij:
Sensualiteti lidhet me ndjesitë që ti ke për trupin tënd dhe trupin e të tjerëve. Sensualiteti përkthehet nëpërmjet ndjesive atraktive për personin tjetër, nevojën për tu prekur (dhe jo vetëm seksualisht), imazhin për trupin, fantazinë.
Intimiteti seksual është të qëndruarit pranë fizikisht me dikë dhe të pranosh të njëjtën gjë prej tij/saj. Kjo përmbledh të provuarit e vulnerabilitetit, rrezikun e e emocioneve e pëlqyeshmërine apo dashurinë e provuar për personin tjetër.
E momenti tjetër është pikërisht identiteti seksual, kur ne formësojmë se cfarë duam e cfarë na tërheq në të vërtet.
Kështu që lidhur me cdo gjë që është përmendur më lart, nuk mund të dish se cfarë do apo kërkon në rast se nuk i jep shanse vetes të ndërtosh marrëdhënie. Dil, njih, kupto cfarë do, përpiqu të njohësh veten tënde, nga cfarë shmangesh, cfarë të drejton.
Do të këshilloja që më shumë se të vendosësh veten në kërkim (apo zgjedhje) të preferencës/drejtimit seksual, të vendosësh veten në kërkim të personit që do të bëj të ndihesh mirë, pa i bërë presion as vetes dhe as tjetrit.
Ti me flet me të drejtw për presionin e ambjentit të jashtëm, por ndonjëherë ne i bëjmë më shumë presion sec duhet vetes dhe kjo na krijon më shumë ngatërresa në ide e mendime. Merre me qetësi këtë përiudhë.
Uroj që përgjigja ime të të ketë kthjelluar në mendimet e tua dhe të uroj gjithë të mirat në eksplorimin drejt njohjes së vetes,
Je i mirëpritur të na shkruash sa herë që dëshiron,
Me respekt