02.01.2018
Pershendetje! Jam nje djale 24 vjec, i fejuar, me nje jete seksuale te rregullt dhe te kenaqshme deri para pak javesh kur gjate akti nuk pata me ereksion . Nuk kam patur as dhimbje as gje, nuk me ka ndodhur me pare kurre. Nuk kam qene i stresuar apo dicka e tille. Bera analiza dhe eko ne pjeset e poshtme por asgje. Tani kam ereksion por nuk arrij dot ta mbaj ate. Perpiqem te kryej marredhenie por pas derdhjes se pare ereksioni bie totalisht cfardo te bej . Cfare mund te kem dhe si ta zgjidh te lutem. Jam shume ne ankth me ktheni nje pergjigje sa me pare
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje! Me intereson te di a e keni prezente ereksionin edhe pa kontakt me partneren e sidomos ate te mengjesit. A vuani nga ndonje semundje dhe a merni terapi te rregullt. Tek rasti juaj personalisht mendoj qe kemi te bejme me çrregullim me natyre psikologjik perderisa para disa javesh paskeni pasur marredhenie seksuale normale. Eshte mire qe paraprakisht te kryeni analizat laboratorike perfshire edhe echon e urotraktit, pasqyren e gjakut, glikemine, holesterolin, trigliceridet, HFS, HL, Prolaktinen dhe Testosteronin dhe me keto rezultate te shkoni per vizite te Urologu i cili do te ju ekzaminoj dhe ne baze te analizave do te vleresojne se a keni nevoje per terapi eventuale.
Gjithe te mirat