Këshilla/Blog

06.01.2018

A mundeni me me ndihmu fr me ka tradhtu shum her e kum fal tasht qe um ka tradhtu a largu pa um tha lamtumir por a kthy apet un e kum fal po nuk po e kontrolloj veten me per asgje po dal me djem veq sa per 1 dit edhe po i la sdi as vet qka po baj po e lendoj veten shum sdi pse ma spo kam besim te as nje mashkull edhe pse jom bashk me personin qe e du por po e tradhtoj nuk po mundem ta kontrolloj veten shum jom e lendume sa qe spo kam shpresa per asgje ne jet krejt shpresat me kan vdek ju lutem me tregon qfar te bej a me nejt ende me at qe e du a me la se spo kam besim ma tek aj per asgje me ndihmoni ju lutem pa te nuk muj me jetu edhe pse um ka lendu

  1. Emine Doda - Psikologe says:

    Pershendetje Elmedina,

    Faleminderit qe ke shkruar dhe ke besuar ne sherbimin tone. Sic kuptohet edhe nga letra jote, momentalisht je duke kaluar nje periudhe te veshtire, te jane perzier emocionet dhe po te duket qe nuk je duke marre asnje vendim te duhur me. Kjo eshte nje gjendje e cila na ndodhe krejtve ne nje periudhe te jetes, me e mundshme te ndodhe ne nje moshe te tille sic eshte e jotja.
    Fillimisht mundohu te jesh e relaksuar dhe mos ta gjykosh veten kaq ashper per veprimet e tua (te gjitheve na ndodhe te bejme veprime te pamenduara mire ndonjehere). Pastaj mundohu t´i sistemosh mendimet e tua, cfare deshiron, cfare ndjen, ku gjindet i dashuri ne mesin e ketyre mendimeve dhe ndjenjave, cka do te thote per ty nje lidhje funksionale, cilat jane pritshmerite e tua nga nje lidhje romantike, a mund ta paramendosh veten pa te dashurin?
    Mundohu te ja vendosesh vetes keto pyetje dhe ne baze te pergjigjeve te arrish te marresh nje vendim se a duhet apo jo te vazhdosh me kete lidhje. Nese nuk ke pergjigje nga vetja ne ndonjeren nga keta pyetje vazhdo te hulumtosh ne ndjenjat dhe mendimet tua deri sa te arrish te kuptosh se cfare deshiron dhe cfare te nevojitet. Nese eshte nevoja shenoji keto pergjigje dhe vendime edhe ne leter, ne meyre qe te jesh e vendosur ne vendimet e tua.
    Mos harro qe nje lidhje funksionale eshte ajo ku dy persona ndihen te respektuar, mirekuptuar dhe te dashur.
    Shpresoj qe letra ime te te kete ndihmuar sadopak. Pres te na shkruash perseri nese e ndjen te nevojshme.
    Cdo te mire per ty.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV