Këshilla/Blog

14.02.2018

pershendetje,
eshte hera e pare qe jam kyqur ne kete web.. dhe me shpres se do marre ndonje pergjigje per problemin tim. kam atak paniku te shpesht me ndalet fryma dhe nuk ngopem frym por me shume me pengon te rrahurat e zemres kam bere ekg por disi ende ne dyshime.. kam lexuar mjaft si historit e mia por me te vertet kaloj nje kohe te keqe ku nuk fle gjume fare thuajse gjithmon me frik S

  1. admin says:

    E dashura Bessa,

    Te falenderojme qe na je drejtuar rreth shqetesimit tende. Pyetja i eshte derguar eskpertit perkates, ne nderkohe te ftojme te shofesh videon me poshte, ku do marresh disa informata ndihmuese.
    https://www.youtube.com/watch?v=F4UhvKLu8GU

    Gjtiha te mirat,
    Stafi i Nuk Je Vetem

  2. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje,
    Uroj te jesh duke u ndier me mire ne kete dite. Po e nis nga ajo qe thua ne fund, qe ke lexuar shume histori te ngjashme me tenden, qe do te thote se ataku i panikut dhe gjendjet e ankthit jane mjaft te perhapura ne moshat e reja gjithmone e me shume ne kohet e sotme. Simptomat jane te njejta: rrahje te shpeshta te zemres, veshtiresi ne frymemarrje, dridhje, dobesi, veshtiresi ne stomak, djersitje, marrje mendsh, etj.etj. Shkaqet qe cojne ne nje gjendje te tille jane te ndryshme per individe te ndryshem. Per te te ndihmuar, eshte shume e nevojshme te dime me shume ne lidhje me keto shkaqe. Prej sa kohesh ndihesh ne kete gjendje? Kur nisi si shqetesim dhe ne c’rrethana ndodhi heren e pare? Mendon se e shkaktoi dicka konkrete, dicka qe ndodhi, dicka qe mendove? Cilat jane mendimet qe ti ke ne koke kur ndihesh e shqetesuar apo kur nuk arrin te flesh? A mendon ti se je nje njeri ankthioz ne pergjithesi, pra qe ke patur edhe raste te tjera ne jete qe te ka kapur ankthi ose qe reagon me ankth ndaj situatave te caktuara? A ka dicka ne jeten tende qe te shqeteson pertej ketyre gjendjeve apo simptomave, pra nese nuk do ishin keto shqetesime qe ti pershkruan, cfare mendon qe nuk shkon me jeten tende, marrdheniet e aferta, punen, familjen, shendetin. Pa dyshim qe, kur njeriu ka shqetesime, ka vetem nje deshire qe ti zhduke sa me pare ato. Por ne rastin e problemeve psikologjike dhe mendore, nuk ka nje zgjidhje te menjehershme. Sigurisht mund te marresh qetesues te llojit anksiolitik nese konsultohesh me nje psikiater ose mjek familjeje ne momentet me te veshtira; mund te perdoresh teknika te relaksimit permes rregullimit te frymemarrjes, por qe keto te kene efekt per nje kohe te gjate, duhet te kuptosh veten, llojin e mendimeve qe ke, nga se mund te vijne, cfare gjerash te shqetesojne, sa i thua apo i mban perbrenda ndjenjat dhe mendimet e tua, sa e kenaqur apo e pakenaqur je me jeten tende ne keto momente.
    Mund te vazhdosh te shkruash ne kete faqe ose te kerkosh te takosh nje psikolog. E rendesishme eshte te mos e mbash te fshehte gjendjen tende, por te kerkosh ndihme qofte edhe nga njerezit e tu me te afert dhe mbeshtetes.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.