Këshilla/Blog

17.02.2018

Pershendetje…
Jam orbelina
Jam 18 vjec
Me situaten time jeni njohur dikur por po e pershkruaj pak dhe po trg cme ka ndoth tani ne kohet e fundit
Historia ime fillon shume larg ne mos 8 vjecare ku babi abuzon mbi mua per fate te mire nuk arrin te caj cipen e vagines por qe nga ajo koh mora nje urrejtje ndaj aktit seksual….
Mbas disa vitesh me ndihmen e psikologes te shkolles akuzoj babain per ca me bente pasi ai nuk hoqi dore nga ky ves por fajin e mora un se isha e virgjer….nejse kam shpetuar nga ajo dite pasi ai nuk me prek me sic e bente dikur e sme kercenon ne te provoj ta bej me mua e gjera te tjera.por para 5 muajsh me fejojn pa deshiren time ndahem nga ai pasi nuk me donte i jati djalit ishte xheloz pse me donte deri ketu ska gje se nje jav fejuar por vetem 1 her e takova fiks mbas nje muaj kesaj fejese vellait i bie te fiket dridhet i del shkum nga goja e i perndon syte thash vdiq ne duart e mia por shpetoj e cojm per vizit i bejm rezonanc del shume mire skishte gje mer vetem ca kokra….por historia se perfundon ketu ne muajin dhjetor fejohem rri nje muaj fejuar ndahem perseri per arsye se me linin vetem te punoja e jema djalit ishte xheloze pse djali me puthte ndonjeher ne sy te saj dhe djali nuk donte ta dinte se ishja lodhur por kryente mardhenin me mua e me thonte ik nga krevati se do flej gjume pra me mbante thjesht per tu knaq…..ndahem ne muajin shkur vellait i bie perser e njeja gje… familja duan tme fejoj…
Ndersa un dua te rrij vetem e te gjej nje pun fejes nuk dua
Jam e detyruar te fejohem se familja thote qe jan hapur llafet per fejesat qe ke bere e ste mer njeri
Vall cte bej se kam me as psikologen e shkolles te pakten ajo me ndihmonte te qetsohesha

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,
    Faleminderit që na ke rishkruar me besimin për të marr një përgjigje ndihmuese nga ana jonë dhe shpresoj që realisht të mbërrij te ty me përgjigjen time.
    Duket se jeta jote është shoqëruar nga një seri ngjarjesh që dhembin dhe madje dhembin fort dhe janë akoma më lënduese kur na i bëjnë personat që janë më të afërt për ne, apo personat që ne i zgjedhim më vonë me të cilët krijomë marrëdhënie përkushtuese (si fejesë, lidhje, martesë etj).

    Në radhë të parë më vjen mirë që ke gjetur mbështetje te personat e duhur për të kaluar një situatë ngacmimi në familje dhe do të kërkoja që të ishe shumë strikte në këtë raport për të mos toleruar cfarëdolloj gjëje që ty mund të të ndodh ty pa dëshirën dhe vullnetin tënd. Dhe në fakt kjo vlen për cfarëdolloj marrëdhënie që do ndërtosh në jetën tënde. Ti e ke mësuar shumë shtrenjtë këtë mësim, tashmë.

    Nga cfarë shkruan në letër dhe me mirëkuptimin tënd që po e perceptoj drejt historinë tënde, duket se fejesat janë bërë më shumë si një zgjidhje apo shpëtim nga situata në të cilën je apo kontekstin ku ti jeton. Dhe duket sikur ke kaluar nga një situatë në tjetrën, pa marr ndoshta kohën për të menduar se cfarë është e mirë për ty, apo për të reflektuar edhe për veten, qoftë edhe duke folur gjatë e shpesh me dikë për këtë gjë.

    Gjithashtu në bazë të detajeve që jep lidhur me marrëdhëniet, ato janë shoqëruar me xhelozi, apo edhe me mosvëmendjen e duhur apo mbase deri diku me një keqpërshtatje që nuk ka cuar me sa duket drejt lidhjeve të konsoliduara, ku të dy personat të ndihen mirë, të plotë, të orientohen nga dashuria, respekti e qëndrueshmëria.

    Psh është mirë të reflektosh : A kanë qenë këto marrëdhënie me dëshirën tënde?
    E ke menduar se si pozicionohesh ti në këto raporte? Sa ti vendos kufij ndaj të tjerëve? Apo se si duhet të sillen me ty? A të bëjnë mirë ty këto lloj marrëdhënie? Cfarë marrëdhënie do të bënte mirë ty?

    E kuptoj që ndoshtat ty të shoqërojnë ndjesi të ndryshme, të forta, konfuze, mbase ndonjëherë edhe indiferente. Ndoshta ke nevojë që ti japësh zgjidhje gjithshkaje përreth teje shpejt. Gjithshka cfarë ka ndodhur ndoshta shoqërohet edhe me një nevojë e dëshirë për vëmendje. Nuk e dinë se cfarë ndjesish flenë te ty, po lipset të reflektosh mbi to.

    Me sa duket vëllai është shumë i rëndësishëm për ty, aq më tëpër që paska kaluar disa probleme me shëndetin e tij dhe ti je përballur direkt me këto situata.
    Të them të drejtën, nuk e kuptova mirë pse ti e përmend në letër. Është thjesht shqetësimi që ke ndaj tij, apo lidhet me dicka tjetër. Gjithsesi, mbase duhet të bëni vizita të tjera dhe ta mbani në kontroll.
    Mbase vëllai mund të jetë personi që mund të mbështes në jetën tënde apo cështjet që të shoqërojnë. E kuptoj që ke gjetur mbështetje te psikologia e shkollës dhe më vjen keq që nuk ke mundësi ta takosh, por ndoshta persona të afërt si vëllezërit e motrat (që ndonjehërë edhe u shmangemi) mund të na ndihmojnë, të na mbështesin, të na dëgjojnë, në rast se ua kërkojmë këtë gjë apo afrohemi në këtë mënyrë drejt tyre.

    Përsa i përkët pyetjes tënde për fejesën e ardhshme, ti i ke kthyer vetë përgjigje vetes, duke e pohuar që për momentin nuk e dëshiron dhe dëshiron që të fokusohesh te vetja, te një punë apo dicka tjetër. Me përgjigjen time, unë do të mbështesja ty në këtë gjë.

    Nqs më lejon të të flas hapur, ka një problem me ty me kufijtë rreth vetes dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për kufinjtë fizikë por edhe emocionalë, mendorë.
    Nuk është gjë e lehtë të vendosësh kufinj dhe shumë njerëz i mësojnë gjatë jetës se si ta bëjnë këtë gjë, nëpërmjet eksperiencave të jetës. Në rast se nuk i kemi të shëndetshëm e të mirë, të tjerët ndërhyjnë shumë lehtë në territorin tonë.
    Në gjykimin tim, merr kohën tënde për të reflektuar, për të menduar më shumë për kufinjtë e tu dhe të punosh fort në drejtim të vendosjes së tyre dhe fokusohu te përgjigjet që i ke dhëne vetes tani.

    Përsa i përket lidhjeve dhe marrëdhënieve të ardhshme, në momentin e duhur përpiqu të ndërtosh marrëdhënie të qeta e ngadalta fillimisht derisa të formësohet një besim për një marrëdhënie të përkushtuar e njohje të mirë të tjetrit.

    Të uroj realisht më të mirat. Jemi gjithmonë këtu në rast se do të na rishkruash apo ta vazhdojmë komunikimin bashkë

    Me respekt,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV