25.02.2018
Si mundeni te me ndimoni jam ne hall para 4viteve nga nje frig qe po vdes me kapi nje panik emadhe dhe prej asaj dite nuk ndihem mir kam frig me rrah zemra fort poashtu njejten koh me zemren me rrah edhe koka dhe barku kam stres disi koka me rrin elodhur nuk po mundem te baj gjum naten nga rrahjet ne trup me leviz egjith trupi kam qen mjek kam bet ekg .eho analiza gjitha mir por nuk di qka kom ju lutem njenpergjigje apo ndokush qe ka njejtat simtoma me mua faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje i dashur,
Pyetja jote i eshte derguar psikologut perkates, ne nderkohe deri sa nu e merr pergjegjen nga psikologu, shiqoje videon me poshte i cili ofron shume informata se si mund te ballafaqohesh me ankthin.
https://www.youtube.com/watch?v=F4UhvKLu8GU
Gjitha te mirat
Stafi Nukjevetem
Përshëndetje Flor,
Ankthi nuk është vetëm psikologjik por shkaktohet dhe shoqërohet dhe me reagime fiziologjike. Kur përjetoni ankth zemra ju rreh fort, frymëmarrja shpeshtohet, muskujt tensionohen dhe duart ju djersiten.
Atakut i panikut shpesh mund të çojë në një fobi nëse nuk trajtohet në kohë. Kjo për shkak se kur ju ka ndodhur një episod paniku, mund të filloni të shmangni situata të ngjashme në të cilën ndodheni kur ky sulmi i panikut ndodhi.
Nga informacioni që ju shprehni rreth shqetësimit tuaj, e kam të vështirë të kuptoj se cfarë e ka nxitur situatën fillestare. Por, nga ajo që ju po përjetoni ngjan me gjendje ankthi të moderuar.
Mjekimi është një mënyrë e përballjes së ankthit, kjo mund t’iu ndihmojë të reduktoni simptomat fizike të gjendjes suaj. Por kjo nuk ju jep siguri nëse mund të përsëritet sërish apo jo.
Bëj kujdes, kurrë mos e fillo mjekimin pa u konsultuar më parë me mjekun përkatës, e njëjta gjë vlen edhe për ndërprejen e mjekimit.
Unë do të të sugjeroja që të kontaktonit me një psikoterapist të kualifikuar. Biseda me të do të ndihmojë ta kuptoni më qartë situatën tuaj dhe se cilat do të ishin hapat e radhës për ta përmirësuar gjëndjen tuaj.
Të uroj gjithë të mirat,
Bledar
Përshëndetje Flor,
Nga përshkirmi që i bën gjendjes tënde, duket sikur po përjeton çrregullim paniku. Çrregullimi i panikut dhe çrregullimet e ankthit në përgjithësi, janë shqetësime serioze, të cilat pengojnë funksionimin e përditshëm dhe zbehin kënaqësinë e të jetuarit.
Duke qenë se shpesh herë ataket e panikut, duket se vijnë pa asnjë arsye të dukshme dhe të shoqëruara me një sërë simptomash fizike, të tilla si rrahje zemre, takikardi, marrje mendsh, mpirje, përzierje, etj. shpesh njerëzit i keqinterpretojnë këto simptoma si probleme të zemrës, apo probleme të tjera të shëndetit fizik. Edhe pasi mjekët i sigurojnë personat që nuk kanë asnjë problem të shëndetit fizik, mendimet dhe interpretimet katastrofizuese që aktivizohen kur fillojnë simptomat e ankthit, i bëjnë këto simptoma të intensifikohen dhe rrjedhimisht i bën personat që vuajnë nga paniku të kthehen edhe një herë tek mjeku për t’u siguruar që nuk kanë asnjë problem vdekjeprurës.
Nuk ka asgjë të keqe të bësh një kontroll të përgjithshëm shëndetësor në fillim, kur simptomat shfaqen, por rikthimet e vazhdueshme tek mjeku për t’u kontrolluar mundet ta përforcojnë ankthin dhe panikun. Pas çdo kontrolli mjekësor ku mjeku ju garanton që nuk keni asnjë problem të shëndetit fizik, ju përjetoni qetësim të menjëhershëm, i cili me gjasa zgjat vetëm pak ditë. Pikërisht kërkimi i këtij qetësimi,do t’ju bëjë të ktheheni e riktheheni vazhdimisht tek mjeku për t’u kontrolluar dhe për t’u siguruar që nuk keni arsye për të vdekur. Por kjo gjë rrezikon të kthehet në një cikël, i cili në afatgjatë do të përforcojë ankthin tuaj në vend që t’ju ikurajojë të përballeni me të.
Mënyra më e mirë për t’u përballur me ankthin është të kërkoni ndihmën e një profesionisti. Në Shqipëri e Kosovë ka tashmë psikoterapistë të mirëfilltë të kualifikuar për të punuar me çrregullimet e ankthit. Kërkoni një psikoterapist dhe punoni me të për të identifikuar mekanizmin që e aktivizon dhe mban të gjallë ankthin tek ju si dhe të ndërtoni mekanizma të përshtatshëm për t’u përballur me të. Në rast se nuk mundesh të drejtohesh tek një psikoterapist i kualifikuar, mund të drejtohesh tek një mjek psikiatër dhe të marrësh mjekimin e përshtatshëm, por kurrë mos e fillo atë vetë pa u konsultuar më parë me mjekun. Shumë studime sugjerojnë që kombinimi midis psikoterapisë dhe mjekimit farmakologjik është një mënyrë shumë e mirë për të punuar me panikun apo çrregullime të tjera të ankthit, veçanërisht në rastet kur çrregulliimi është i ashpër dhe kufizues i funksionimit. Megjithatë besoj se kjo është një çështje për t’u diskutuar me psikoterapistin/en tënd/e.
Shpresoj që sa më shpejt të drjetohesh tek një profesionist i besuar dhe të marrësh ndihmën e nevojshme për t’u përballur me ankthin e panikun dhe për të rigjetur gradualiisht kënaqësinë e të jetuarit pa frikë.
Të uroj gjithë të mirat,
Blerta
Përshëndetje
Kam ankth sapo te hypi ne autobuz per te udhetuar me vin mendime te keqia edhe kam fryme marrje me duket sikur po vdes a mund te me shpjegoni si mund ta luftoj kte gjë .
Flm ?