07.03.2018
Pershendetje jam nje vajz 18 vjecare kam nje lidhje prej nje viti me nje djale por bashk nuk kemi kryer mardhenie seksuale dhe kjo per shkakun tim sepse mendoj qe jam akoma ne nje mosh delikate ku s duhet te ndermarr hapa qe mund te kene pasoja ne te ardhmen.Por shpesh kam grindje me partnerin ne lidhje me kete tem dhe gjithnje me thot qe te kryesh mardhenie me njeriun qe do esht e drejt dhe kjo gje krijon me shum afrimitet me njeri tjetrin.Por un nuk mendoj ashtu.Mund te me jepni nje keshill per kete ju lutem duke me shpjeguar se cfar po bej apo e demtoj kete lidhje apo jo?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur,
Faleminderit që na ke shkruar në lidhje me mendimet e tua dhe cfarë të shqetëson kohët e fundit.
Me cfarë po kuptoj nga letra jote, argumenti lidhur me marrëdhënien intime ka krijuar një lloj acarimi te të dy palët, te ty nga njëra anë që dëshiron të marrësh kohën tënde në momentin që të ndihesh rehat për të patur raport fizik intim dhe partnerin tënd që ndoshta është më instiktiv dhe s’po ndihet mirë lidhur me këtë gjë, apo ndoshta I vlerësuar në këtë marrëdhënie
Unë mendoj që afrimiteti i vërtetë në fakt krijohet kur të dy palët komunikojnë hapur për të mirëkuptuar prespektivën e tjetrit dhe aq më tepër kur njëri nga partnerët nuk ndihet gati për të avancuar në intimitetin fizik.
Në një marrëdhënie, ne japim e marrim me një person në kufinj shumë personalë por edhe njohim më mirë veten, shpirtërisht, emocionalisht dhe fizikisht.
Kur marrëdhëniet lëvizin drejt afërsisë fizike dhe kur kjo pjesë është e panjohur për ne, kërkohet më shumë mirëkuptim e komunikim midis dy personave.
Besoj se një intimitet i mirë fizik, në momentin e duhur dhe kur jemi gati, kur ndihemi edhe të plotë emocionalisht, mund të na bëjë të ndihemi shumë mirë me trupin dhe shpirtin tonë dhe është shpërblyese për të dy partnerët.
Në letrën tënde, ti duket se e identifikon dhe pohon hapur që nuk je gati për këtë gjë. Unë nuk e di për cfarë pasojash e ke ti fjalë në letër, por mendoj që duhet të flisni bashkë, qetë, të kuptoni prespektivat e njëri tjetrit, të krijoni hapësira pozitive për emocionet që keni, nevojën për të qëndruar bashkë, kërkohet që të flisni edhe për kohën që të duhet, pengesat, cfarë ty të nevojitet, cfarë atë mund ta bëj të ndihet mirë në këtë situatë.
Mendoj që duhet të flaësësh sinqertë me të, (pa doza faji, llogarie etj) dhe me faktin që ke merak se ndoshta po e dëmton këtë marrëdhënie, por dhe ti pohosh se ai është i rëndësishëm për ty se mbase edhe ai ndihet i pakonfirmuar në këtë lidhje.
Unë mendoj se ky proces i komunikimit është më i rëndësishëm për ju në lidhjen aktuale dhe mund të krijojë afërsinë e nevojshme. Në rast se intimiteti emocional midis jush dëmtohet, mendoj që marrëdhënia seksuale s’do të sjell ndonjë zgjidhje.
Kështu që merr kohën tënde, flisni dhe lëvizni të dy drejt hapësirave që ju bëjnë të ndiheni mirë bashkë.
Shpresoj që përgjigja të ketë qenë ndihmuese e reflektuese për ty dhe të uroj gjithë të mirat më tej në udhëtimin e marrëdhënies,
Me respekt,
Almandina