Këshilla/Blog

09.03.2018

Pershendetje! Jam nje vajze 18 vjc . Km rreth 4 vite e lidhur me nje djal . E dua shum edhe kjo dashuri me ka ber qe ti jap atij gjithcka timen . Ai esht shume xheloz dhe kur e kap xhelozia ai del nga vetja. Esht shume xheloz per instagramin tim dhe zihemi gjithmon , nuk me le te shkoj ne aktivitete te ndyshme kur ka cuna dhe gjithmon zihemi . Por sot gjithcka ishte e tepert . Ndenj me te gjat diten ndersa pasdite u kthva ne shtepi . Me percolli deri afer shtepise . Kur u ndava me te po ecja per te shkur ne shtepi . Rasesisht paralelisht me mua po ecte nje djal qe nuk e njihja e as ai nuk me njihte mua . I dashuri im e shikon dhe mendon se un po flas me kete djalin por kjo nuk esht e vertete. E kap djalin me zor gati per ta rrahur ndersa ky i betohej se po fliste me te motren e jo me mua. E gjitha kjo sken ndodh ne hyrje te lagjes time ku mua me njohin te gjithe. Pasi i dashuri leshon kete djalin un largohem dhe ky me ndjek . Me kap per krahu dhe me kerkon celin , un i trg tgjitha sms dhe thirrjet po prap nuk me beson . Duke dashur te mos me lej te iki i dashuri me gjuan me shpull ne faqe qe tani me esht nxir . Pas kesaj ika me vrap . Ndihem shumeee keq . Dua te ndahem sepse smundem kshu por e dua . Dhe per me teper kam frik nga skenat e tij . Jam shummm keq . Ju lutem me jepni nje keshill cfr te bej

  1. Ana says:

    Pershendetje e dashur. Me vjen keq te lexoj per shqetesimin qe po perjeton. Kuptoj qe ke nisur kete lidhje ne nje moshe shume te vogel, gje qe shpesh here i con femrat ne zgjedhje te “pamenduara” mire. Karakteristikat e pershkruara te te dashurit tend jane karakteristika te personalitetit te tij, te cilat kerkojne shume durim dhe pune per tu ndryshuar… nese do ndryshojne ndonjehere…
    Askush nuk mund te te sugjeroje te besh dicka, duhet ti vete te besh nje bilanc te perjetimeve pozitive dhe atyre negative, e te shohesh se ku anon me shume kjo marredhenie. Nese vuajtja dominon, te sugjeroj te besh hapin qe ke frike te hedhesh… Bisedo me miqte e tu me te besuar, duke biseduar dhe duke marre mbeshtetjen qe te nevojitet mund te behesh me e forte per tu perballur me kete situate.

  2. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje! Po e nis kete leter duke te te thene qe dhuna nuk mund te tolerohet. Asnje forme dhune! Ajo ka pasoja te ndryshme tek individi qe e peson dhe tek marredhenia qe ka me agresorin. Ti je ne nje pike qe thua se do te ndahesh nga ai dhe me te drejte nuk mund dhe nuk ke pse te durosh dhunen qe ai ushtron mbi ty. Dashuria qe ti ke ndaj tij sa vlere do te kete qe te mbaje te shendetshme lidhjen tuaj? Po ai cfare ndjen per ty? Problemet qe ai ka me besimin ndaj teje, ndoshta dhe ndaj vetes e ndaj botes nuk mund te kalohen me nje te kontrolluar te telefonit, sepse problemi qendron shume me thelle. Besimi eshte nje nga komponentet me kryesore ne nje lidhje, dhe mungesa e tij tregon se lidhja eshte e pashendetshme dhe nuk fal emocionet positive qe duhet te jape. Vendimi mbetet i yti, por mendo per shendetin tend emocional, psikologjik dhe fizik perpara se ta marresh vendimin. Mos hezito te na shkruash ne cdo moment.
    Me respekt, MSc. Ardita Korrriku, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV