10.03.2018
Pershndetje jam 21 vjece e fejuar me nje njeri qe ben shume gjera per mua edhe pse kam nje vit e fejuar nuk e ka ngritur zerin asnjeher ndaj meje me respekton ne max (theksoj jam fejuar me shkuesi) mundohet te me bej te lumtur dhe e tregon ne cdo moment qe me do punon per te siguruar para per jetes dhe jan te mjaftueshme pra mashkull ideal per familje ndersa une se di cfar te them para dy vitesh kam qen e lidhur me nje djal per pak koh qe as takim nuk kemi bere por thjesht kam folur ne telefon ai me pelqente prej kohesh dhe vendosem te fejoheshim por isha gjithmon ne dyshim per te sjellja e tij nuk ishte e mire truri me thonte te jo zemra me thonte Po alkool pinte bixhoz luante nganjeher gjith diten ne bar kafe me shoket qe ishin edhe qe konsumonin drog dhe ne fund e thash ne familje qe e doja por ato me than jo nuk eshte djal I mire nuk ben per ty gje qe e dija dhe nga presioni i perinderve thash jo Por edhe sepse kisha frig per sjelljen e tij dhe ketu mbylla lidhjen pa i then asgje pse nuk e doja thjesht mori nje pergjigje jo nga dikush tjeter dhe pas nje viti u shfaq perseri qe te fejoheshim me shkuesi folem gjate ne familje ato gjithmon jo dhe tani isha e pafuqisme ti kundershtoja por njekohesisht u shfaq ky qe kam tani ai pas pak ditesh I fejua u ndjeva keq sepse kisha derdhur shume lot per te dhe kisha bere cdo gja te isha me te lidhja erdhi nga une qe mora hapin e para dhe pas pak kohesh I fejova dhe une por tani pas nje viti sa e shoh merzitem qe nuk jam me te ndjej sikur e dua me mungon ndashta me bren ndergjegjia qe une i dhash fjalen qe do ishim bashke dhe ne fund thjesht mbylla cda kumunimin me te pa i then asnje fjal thjesht nje jo nga dikush tjeter jam xheloze per ate qe ka ne krah eshte e bukur dhe vuaj shume thjesht se di a asht fiksim nuk e di a e dua te fejuarin tim apo jo sepse ndodh qe te jem e percafuar nga ai dhe te mendoj sikur te isha me ate qe doja dhe nganjeher kur jam vetem ne mbremje derdh lot per ate qe kam dashur me ndohmoni dua te jem e lumtur me kete qe kam eshte ai mashkull qe kam enderruar gjithmon dhe them qe e dua se di jam shume konfuze me ndihmoni te harroj ish-in tim ju lutem kam nevoj per ndihm Po cmendem dhe kete konfuzitet e shfaq me shume kur Me vin ATO uroj ta kuptoni gjendjem time flm nese me ndohmoni
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
në radhë të parë ju përgëzoj që keni gjetur kurajon të na shkruani e të kërkoni ndiihmë lidhur me situatën që po përjetoni. Duket se kjo situatë ju shkakton vuajtje dhe ndjeheni e psigurtë se si duhet të veproni lidhur me ketë. Pavarësisht se cfarë të tjerët mund të mendojnë, jeni vetëm ju që e dini se në ç’masë e ndjeni këtë vuajjtje dhe sa shqetësime e pengesa ajo ju shkakton në jetën e përditëshme.
Nëse unë e kam kuptuar si duhet situatën, ju nuk ndjeheni e sigurtë lidhur me ndjenjat që ushqeni për të fejuarin tuaj aktual dhe nëse duhet të vijon të qëndroni së bashku apo jo. Kjo ndjenjë pasigurie, nga sa ju thoni, lidhet edhe me mendimet që ju ushqeni për një lidhje të mëparshme e cila ju ka mbetur në mendje. Lidhja juaj me djalin e pare ishte vetëm përmes telefonit, pa kontakte fizike, ku ju të dy pëlqeheshit, por nga ana tjetër ti duket se ishe në dijeni të disa detajeve mbi menyren e tij të jetesës që të bënte të ndjeheshe e pasigurtë për të lidhur të ardhmen me të. Kjo pasiguri duket se është bashkuar edhe me refuzimin e familjes, e cila me sa duket ka një ndikim të rëndësishëm në jetën tënde dhe vendimet që ti merr, dhe familja ka ndikuar që vendimi yt të ishte përfundimisht të shkëpusje kontaktet me ketë person. Ky vendim sic thua dhe ti është marrë “ pa zemer”, duke bërë që ti ta mbash kokën mbrapa e të mendosh vazhdimisht nëse ke marrë vendimin e duhur apo jo.
Ndërkohë nga sa ju shkruani, duket se e gjykoni të nxituar vendimin tuaj për tu fejuar me djalin me të cilin aktualisht jeni, dhe fajësoni veten lidhur me këtë vendim, e kjo normalisht nuk ju bën të ndjeheni e lumtur.
Nga letra juaj dalin disa probleme dhe ajo çka nevojitet që ju të qartësoni me veten tuaj është se kush është problemi më parësor që ti keni nevojë ta zgjidhni:
– Nëse djali me të cilin jeni aktualisht e fejuar eshtë i duhuri (ju quan njeriun e duhur, por shfaqni dyshime për ndjenjat ndaj tij), për të vazhduar më tej apo nevojitet të merrni një vendim?
– Si mund të përqëndroheni tek lidhja aktuale me të fejuarin pa menduar gjatë gjithë kohës për të dashurin e mëparshëm? Si mund tu largoheni këtyre mendimeve ‘fikse’?
– Përse ju shqetëson kaq shumë mendimi që mund të keni bërë zgjedhjen e gabuar duket i thënë jo variantit të parë? Cfarë mund të kishit bërë ndryshe? çfarë mund të bëni tani lidhur me këtë?
– Përse ju shqetëson e dashura e re djalit të parë (për të cilën thoni që jeni xheloze se është shumë e bukur) me të cilën ndjeni se padashur keni filluar krahasoheni?
Shpesh na ndodh që mendime të caktuara të na kthehen në ‘bindje’ dhe në mendime fikse, duke na shtrembëruar realitetin përreth: kështu psh, fakti që ju nuk patët mundësi ta njihnit realisht djalin e parë, mund të ketë krijuar një imazh, një bindje tek ju se ai ishte i duhuri, perfekti, ndërkohë që i fejuari aktual, duke qënë në kontakt me ju ditë për ditë, mund zhvishet nga kjo lloj magjie, dhe kthehet në një njeri normal me me anë pozitive por dhe të meta.
Nga ana tjetër, ju flisni për disa cilësi pozitive që i fejuari aktual ka, por nuk keni dhënë informacion lidhur me marëdhënien tuaj, sa qëndroni bashkë, aktivitete të përbashkëta që ju pëlqejnë, biseda apo mendime të ngjashme për jetën etj, apo sa e kënaqur jeni nga mardhënia intime me të. Duket sikur jeni fejuar vetëm për formë apo për dëshirën e familjes, meqë sic thoni “është djalë për familje”. Përtej arsyeve se përse u lidhët fillimisht me të, është e rendesishme të kuptoni arsyet që ju mbajnë sot të lidhur, dhe nëse janë arsyet e duhura për të vazhduar një lidhje më tej.
Ka shumë detaje që nuk dalin në letrën që na keni shkruar, të cilat mbase mund ta qartësonin pak më shumë panoramën e kësaj situate, gjithsesi, nëse ndjen që mund të të ndihmojmë përmes këtij komunikimi, na kontakto për të vazhduar këshillimin më tej.
Duke shpresuar që kjo përgjigje të të ndihmojë sadopak në situatën tuaj,
Me respekt,
Ermali