Këshilla/Blog

12.03.2018

Pershendetje! Desha te dija a vdes njeriu nga ankthi kronik?

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje,
    E kuptoj shume mire pyetjen tende, pasi shpeshhere ankthi shoqerohet me rrahje te shpejta/shpeshta te zemres ose bllokim te frymemarrjes dhe te ben te mendosh qe zemra ka dicka qe nuk shkon ose qe ndonjehere edhe mund te pushoje. Por ne te vertete nuk ka asnje te dhene qe te mbeshtese lidhjen shkak-pasoje mes ankthit kronik dhe vdekshmerise. Pra, ankthi nuk eshte nje semundje organike (qe vjen si pasoje e mosfunksionimit te mire te nje organi te trupit te njeriut), por eshte nje crregullim psikologjik (mendor) qe shoqerohet me simptoma fizike dhe fiziologjike. Nje nga mendimet baze qe haset te njerezit me ankth eshte mendimi I lidhur me vdekjen, qofte te vetes apo nje te afermi. Edhe nese nuk mendohet vdekja drejtperdrejt, mund te jene mendime per dicka te keqe qe mund te ndodhe, nje semundje, nje fatkeqesi qe perseri ne thelb lidhet me mundesine e vdekjes. Pra besoj qe edhe pyetja jote eshte nje pyetje tipike e dikujt qe vuan nga ankthi, pasi lind nga mendime ankthioze.

    Pa dyshim qe nese vazhdon per nje kohe te gjate dhe vite te tera, pra behet kronik, shkakton nje konsumim te aparatit psikik, qe do te thote: lodhje mendore; ndjeshmeri te larte ndaj situatave te stresit; mund te demtohet cilesia e jetes; personi mund te mos funksionoje aq mire sa do te donte dhe ndonjehere pas disa kohesh mund te shafqen edhe probleme te tjera psikologjike shoqeruese. Per kete arsye, ankthi nuk duhet lene pa u trajtuar, pavaresisht se ne c’menyre zgjedh secili indidvid ta trajtoje: me mjekim, me psikoterapi, me te dyja bashke te kombinuara, me yoga dhe meditim, me aktivitet sportiv, duke folur me te tjeret, etj. Ajo qe dua te them eshte se dikush mund te pranoje qe eshte nje natyre ankthioze, pra qe do kete vazhdimisht ankth dhe mund te pershtatet me kete gje, por nese ankthi eshte I perditshem dhe konsumues duhet patjeter te gjendet nje menyre per ta zbutur ose reduktuar deri ne ato nivele qe e bejne te perballueshem.
    Gjithe te mirat

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV