Këshilla/Blog

13.03.2018

Pershendetje. Une jam nje vajze 19 vjecare. Problemi im qendron ne faktin se pervec pjeses se perditshme te cilen e kaloj me veshtiresi, kur eci, kur te tjeret më shohin, më flasin, une nuk mundem te prezantoj detyra kursi. Studioj te fakulteti I shkencave sociale, me pelqen shume ajo cka u kam zgjedhur, por nuk mund te flas ose te jap ndonjë pergjigje kur e di ose ndonje mendim timin sepse kam frike dhe ankth njëkohesisht , gjithashtu sepse une skuqem si nje ‘domate’. Te tjeret më shohin me shume vemendje, flasin pse më ndodh kjo, une nuk pergjigjem dot, behem tamam si një femije I vogel. Une ndihem ne nje siklet te jashtëzakonshem. Permenda pak me parë detyrat e kursit: kam shume per te prezantuar, nuk mundem sepse ankthi më mund, kur lexoj nuk ka asgje, por une mendoj se te tjeret po me shikojne me vemendje, kushedi se cfare mendojne per mua. Gjate leximit, me thahet fyti, belbëzoj, skuqem dhe si rrjedhoje nuk mund te prezantoj. Une e di mire. Prezantova gjate semestrit te pare dhe jam turperuar. Me pushtoi ankthi dhe nuk arrita te flas. Zysha me thonte ‘lexoje nuk ka asgje te veshtire’ une nuk mundja të hapja gojen. As veten nuk e njoha. Filloi te me fliste se duhet te beja prova para pasqyres. Ne fakt, kam bere prova shume here. Kur jam vetem di te flas shume mire. Kur dal para te tjereve bllokohem. Ne ate prezantim nuk arrita te mbroja as veten, as detyren qe kisha punuar fort shume dite perpara, e kisha mesuar shume mire, por ne fund -dështova. Ne fakt, une perpiqem shume por deshtoj. Jam turperuar. Te tjeret mendojne ndoshta se jam e paafte. Me vjen shume inat me veten. Kam lexuar keshilla se gjate prezantimit duhet qe te kem vemendjen vetem tek detyra ime dhe tek askush tjeter, por me besoni eshte e pamundur. Qendroj me shoqe qe pershtatem, perndryshe nese te tjeret me flasin mua me pushton ankthi dhe skuqem. Nese qendroj me djem, do skuqem, si rrjedhoje une do keqkuptohem. Preferoj e mos flas shume. Jam turperuar gjithmone. Edhe ne rruge. Edhe kur takoj njerez te njohur. Kam provuar te shkruaj ne leter fjale te mira per veten , te fitoj vetbesim, te informohem rreth terapive njohese, njohese-sjellese. Nuk jane te dobishme. Nuk di cfare te bej. Jam turperuar kudo dhe me këdo. Te tjeret nuk e dine nga se vuaj une, normalisht do habiten prej meje dhe me të drejte. E vras jashtezakonisht mendjen se cfare mendojne te tjeret per mua. Ndoshta edhe I idealizoj gjerat, I shtremberoj situatat. Por kam nevoje per dike qe te flas, per njerez pozitiv. Askush nuk me kupton. I jam shprehur kusherires me te afert, por kam kuptuar që nese nuk e provon vete, nese nuk e vuan vetë, nuk arrin ta kuptosh tjetrin. Dua te më flas nje profesionist prandaj ju kam shkruar juve si staf. Nuk kam mundesi te shkoj te psikologu, edhe pse do ishte zgjidhja me e mire e mundshme. Do thoja se kjo eshte fobi sociale, por nuk dua ta besoj. Në pritje të një përgjigje.

  1. Dr. Blerta Bodinaku says:

    E dashur letërshkruese,

    Në letrën tënde përshkruan situatën tipike të fobisë sociale. Shumë të rinj dhe jo vetëm, vuajnë nga fobia sociale në Shqipëri dhe në Botë. Fobia sociale është një çrregullim i cili krijon shumë vështirësi dhe kufizime në jetën e personit që e ka. Është një çrregullim i cili karakterizohet nga një sërë mendimesh dhe besimesh të keqpërshtatura dhe irracionale, të cilat lidhen kryesisht me mënyrën se si përceptojmë veten dhe të tjerët përreth nesh. Këto mendime përgjithësisht kanë një natyrë parashikuese negativiste (psh. ‘Do dal keq në prezantim.’ ‘Do tallen me mua.’ ‘Do mendojnë që nuk jam e zonja.’ ‘Do skuqem.’ etj.). Është e kuptueshme që nëse mendojmë me intensitet mendime të tilla negative, niveli i stresit, tensionit dhe ankthit do të rritet dhe me gjasa do të rezultojnë në simptoma fizike të tilla rrahje të zemrës, djersitje, skuqje, etj. Mendimet negative dhe simptomat fizike bëjnë që performanca e detyrave dhe e ndërveprimeve sociale të dëmtohet ndjeshëm dhe kjo gjë, nga ana e vet, përforcon besimet dhe parashikimet negative (psh. ‘Do dal keq në prezantim’, ‘Do skuqem’).

    Në shumë raste, stresi i fortë që përjetojnë para situatave sociale, parashikimet negative dhe frika nga dështimi, mund të bëjnë që personat me fobi sociale të zgjedhin të shmangen nga përballjet. Në momentin e shmagies personi përfiron një qetësim të menjëhershëm pasi nuk i duhet më të përballet me rrezikun, por pikërisht ky qetësim përforcon dëshirën e personit për t’u shmagur përsëri në sfidën e ardhshme, e përsëri, e përsëri, duke krijuar kështu një cikël izolimi e shmagiesh, të cilat ushqejnë fobinë sociale.

    E dashur letërshkruese, cikli që karakterizon fobinë sociale është i thjeshtë për t’u kuptuar, por i vështirë për t’u thyer pa mbështetje të mirëfilltë profesionale. Inkurajimet e të tjerëve, si në rastin e pedagoges, mundet thjesht të shtojnë presionin; instruksionet dhe provat përgjithësisht nuk funksionojnë pasi ti përpiqesh të ndryshosh sjelljen, pa ndryshuar më parë mendimet e tua. Ndërkohë, çdo shmangie thjesht e përforcon ankthin tënd. Terapia kognitiv-bihaviorale, për të cilën ti ke lexuar është shumë e përshtatshme për të trajtuar fobinë sociale, megjithatë ti do të mundesh të aplikosh parimet e saj vetë dhe në mënyrë të pavarur, vetëm pasi të kesh punuar disa seanca me një psikoterapist të kualifikuar në këtë qasje. Përgjithësisht, kjo është një terapi afatshkurtër, pra nuk kërkon shumë seanca dhe psikoterapistët zakonisht aplikojnë tarifa të diferencuara për studentët, veçanërisht në rastet kur janë në situatë të pafavorshme financiare.

    Edhe pse ti thua që nuk ke mundëësi të kontaktosh një psikolog, unë jam e sigurt që duke ndjekur një numër të reduktuar seancash (e vendos në marrëveshje me terapistin që në fillim të punës, duke i bërë të qarta mundësitë e tua), me një tarifë të reduktuar dhe duke pasur përparësi mirëqenien tënde, ti sigurisht që do të mundesh.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Blerta

  2. Liam says:

    Vuaj nga ankthi per shume vite tani kam nje frik te madhe ke pjesa e syve aty me dhemb e me behet ankthi a e ka ndonje prej jush marje mendsh frik te qendroj vetem se me duket sikur do cmendem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV