Këshilla/Blog

19.03.2018

Pershendetje per te gjithe!
Po filloj te ndaj hallin tim me ju qe mundon qe dy vite. Jam nje vajz muslimane e praktikoj fen islame gje te cilen e dua shume. E kam praktikuar qysh e vogel kam lexuar gjithmon lidhur me te dhe ndihesha shume mire. Para dy viteve ka vdekur nje familjar dhe dy jav pas isha vetem ne shtepi kisha kufje ne vesh dhe pa pritmas me ka ardh nje mendim se po vdes, mu ndal fryma nuk shihja asgje por nuk zgjati shume kaloj at dite. Te nesermen me ndodhi perseri dhe qe nga ajo dite nuk ndihem mire. Kam bere te gjitha analizat skam as nje problem me shendetin, kam qen te nje neurolog kam perdor medikamente per 6 muaj sipas doktorit aq eshte e nevojshem, tani ndihem me mire nuk kam rrahje te zemres si kisha tani shume rrall. Problemi im eshte se mendoj per vdekjen ter kohen, kam mendime shume te keqija, sidomos kur lexoj per fen islame siq e ceka eshte diqka qe gjithmon e kam dashur. Une e di qe nuk eshte ashtu si mendoj po perse nuk po mundem ti largoj keto mendime. Po ashtu qe at her me ka mbet nje dhimbje ne vesh qe dy vite sme largohet as nje her dhe me duket qe kur kam dhimbje me te madhe ne vesh kam edhe ankth me teper. Kam qen ne ORL te shtetit po ashtu edhe ne ordinac private me thon qe ne vesh nuk kam asgje. Me jepni ndonje keshill si te largoj keto mendime dhe a ka mundesi qe kjo dhimbje e veshit te vij nga ankthi. Ju pershendes shumee.

  1. Jada says:

    Cilat jane gjerat qe te trembin me shume nese mendon vdekjen?Keto mendimet e tua sikur po vdes ktheji ne nje force pozitive dhe jetoje me me shume intensitet castin ,jeten.
    Mundohu te perqendrohesh te te jetuarit te cdo gjeje me kenaqesi, sikur te jesh duke krijuar kujtime te bukura per veten.MOs u fikso te pjesa e vdekjes sepse po shperdoron dhuraten tende,jeten .Lexo sa me shume libra (qofte te huaj , qofte shqip), dil ne ajer te paster, luaj me nje kafshe, bisedo me nje te aferm, shiko foto te vjetra, bej foto te reja, perkushtoju vetes e trajtoje si nje femije , llastoje sa me shume.

  2. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    E lexova letren tende dhe me sa kuptoj ajo qe ti po perjeton ngjan me shume me Atakun e Panikut. Ashtu sikurse thua dhe ti, te gjitha vizitat mjeksore te kane rezultuar mire, duke treguar qe nuk eshte dicka fizike, por ne fakt eshte ne mendimet e tua. Mendimet, emocionet dhe sjelljet jane te lidhura ne nje rreth vicioz duke ndikuar tek njera tjetra. Ato mendime qe ti ke rreth vdekjes dhe ankthit se dicka e keqe do te te ndodhe, a te kane rezultuar te verteta? Sigurisht qe jo, sepse ja ku je duke na shkruar ne rreth kesaj gjeje. Ty te duket sikur nuk ke kontroll mbi kete gjendje, dhe ne fakt celsi eshte qe ti te fillosh te marresh kontrollin mbi menaxhimin e emocioneve, mendimeve dhe sjelljeve te tua. Nuk eshte zgjidhja qe ti largosh me ndonje formule magjike mendimet negative. Nese ke vene re, ataket e panikut qe te ndodhin kane pak a shume nje linje, duke u intesifikuar deri sa arrijne kulmin dhe pastaj reduktohen deri sa ti mund te qetesohesh. Apo jo? Mund te mbash shenim se sa te zgjat cdo emocion reagim trupor dhe te fillosh ti paraprish me mendime se cfare do te te ndodhe. Keshtu, do arrish te reduktosh kohezgjatjen dhe nivelin e reagimeve trupore dhe ankthit qe perjeton, deri sa mund te largohen totalisht.
    Me e mira do te ishte ti referoheshe nje psikologu qe te beje terapi te drejtperdrejte, megjithate mos hezito ten a shkruash serish nese do te kesh dicka te paqarte apo do te ndash dicka tjeter me ne.
    Me respekt,
    MSc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV