Këshilla/Blog

30.03.2018

Jam ni djal me qe kohen e fundit kam stres ose ma sakt qe 2 muaj , shkakun e di edhe vet , thjesht u dashurova me ni vajz gje qe smuj me harru ma edhe pse jemi ndar , arsyeja e ndarjes .ndoshta eshte me idiotja qe keni me ndegju naj her , arsyeja osht se kjo vajza nuk don me i zhgenjy prindrit e vet e nuk po do me gjet djal sidomos pa e kry fakultetin.Arsye e kot.
Qfar me sygjeroni te menagjoj stresin qe kam merzin qe kam.

  1. Msc. Ma. Anisa Asllani says:

    Pershendetje!

    Ju keni pesuar nje zhgenjim pasojat e te cilit po i vuani ende. Duket qe kjo lidhje ka qene e rendesishme per ju, perderisa dhe vuajtja po zgjat ne kohe. Ndoshta arsyeja e ndarjes nuk eshte vertet kjo, mbase ka nje tjeter te vertete qe mund ta mesoni ne nje moment tjeter, por gjithesesi, cilado qofte kjo arsye, ne qofte se vajza me te cilin jeni dashuruar, nuk ju ka dhene asnje shprese te mendoni per nje rikthim te mundshem se bashku, pra nese vendimi i saj ka qene shume i prere, i vendosur dhe perfundimtar, atehere do te ishte mire te shikonit perpara duke u perpjekur ta kaloni kete gjendje. Sigurisht qe e gjitha kjo kerkon pak kohe, koha eshte aleati juaj pasi do tju ndihmoje te harroni dhe ti ktheheni normalitetit.
    Perpiqu te mos kalosh kohe duke menduar se ku çaloi kjo lidhje, kush e pati fajin, nqs ke bere dicka gabim etj etj. Ndjenjat e fajit nuk te ndihmojne te ecesh perpara.
    Nderkohe fillo te perqendrohesh tek vetja jote, tek gjerat qe ti do dhe qe te pelqejne. Puna ose studimet jane nje investim i mire ku mund te harxhosh kohen tende ne menyre efektive. Perpiqu t shoqerohesh me persona qe te bejne te ndidhesh mire, persona pozitive e mbeshtetes, me te cilet ndidhesh rehat dhe i qete. Bej gjerat qe te kane pelqyer gjiothmone. Merru me aktivitet fizik, vrapo, ec, shetit.
    Krijoji vetes mundesi per njohje e miqesi te reja. Je ende i ri dhe padiskutim qe do gjesh dike te denje per ta dashuruar ne menyre reciproke per te pasur nje lidhje te konsoliduar nga te dyja palet,
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV