Këshilla/Blog

03.04.2018

Pershendetje ,jam nje vajz 19 vjecare dhe mendoj se vuaj nga ankthi , gjat jetes sime kam pasur shum probleme familjare nga me te ndryshmet ,jam nje vajz qe skam as vetbesim ,jam shum preson negativ ,vetem shpik nerva ,zenka ,inat etj .Shume gjera qe i kam pasur deshir me para tani me nuk kam interes per ato gjera,jam shum e izoluar ,i urej njerzit tvu flas ,e me shume se 1 vjet nuk mund te qendroj me nje shoqe se di pse me bezdisen shpejt ,nuk i besoj askujt ,dhe sbej asgje te re ne jeten time dhe asgje per ta ndryshuar jam e bezdisue nga jeta ,dhe kam shum panik dhe ankth ne shum momente te jetes ,edhe ne ngjarje me te vogla brenda dites me kap panika dhe antkthi , mendoj se me ndjek dikush (e pergatis veten te vetmbrohem edhe pse askush nuk eshte duke me ndjekur ) per nje ngritje te vogel te zerit ne shtepi(edhe po te jet dicka qesharake ) nga famikjaret fillojn te me dridhen duart dhe te mos mar frym si duhet,kam ndryshim humori dhe po e them edhe nje her jam shum e izoluar nga njerzit ,shocet …shume negative ,skam endra per te ardhmen dhe shume mendime tjera negative ..Faleminderit.

  1. Ermal Azisllari says:

    Përshëndetje,
    Faleminderit që zgjodhe të ndash shqetësimin me ne.
    Më vjen keq që je duke u përballur me shqetësimet të cilat ti i përmend, por të përgëzoj për kurajon e gjetur për të kërkuar ndihmë.
    Në letren tënde ti na shkruan për ankthin si shqetësim kryesor, ndërkohë që përmend edhe një sërë shqetësimesh të tjera si: mungesë vetëbesimi, zemërim dhe irritim i vazhdueshëm, mungesë interesi për aspekte të ndryshme të jetës, izolim nga të tjerët. Thua se ke pasur shumë probleme familjare gjatë jetës tënde, të cilat besoj se kanë lënë gjurmë tek ty, por pa na dhënë detaje mbi këto probleme. flet për mungesë besimi, humbje interesi të shpejtë tek shoqet si dhe mendimet se dikush po te ndjek.
    Nga sa thua, duket një situatë komplekse, e shtrirë në pjesën më të madhe të fushave të jetës tënde. Ankthi mund të jetë një pjesë e kësaj situate, por nga ajo që ti referon, duket se ka dhe elementë të tjerë për tu konsideruar dhe trajtuar.
    Disa pyetje për ty:
    Sa kohë ka kjo lloj situate/gjëndje shpirtërore që vazhdon? Ka qënë që në fillim në këtë gradë, apo ka ardhur duke u rënduar? Cfarë aktivitetesh të ka pëlqyer të bësh para se të fillonte kjo situatë? A ke në mendjen tënde një moment fillimi specifik të situatës apo gjithcka ka ardhur gradualisht? Sa të shpeshta janë situatat ku ke mendime se dikush po të ndjek? A ka një person me të cilin i ke ndarë këto shqetësime? Në letrën tënde nuk flet për angazhimet e tua: si e kalon ditën zakonisht, nëse je në shkollë, punë apo në shtëpi? A ka ndryshua kjo rutinë nga momenti që kanë filluar shqetësimet?
    Besoj se një situatë e tillë ka nevojë për një vlerësim të hollësishëm nga një ekspert i shëndetit mendor, duke qënë se, ashtu sic dhe ti thua, ka prekur një pjesë të mirë të fushave të jetës tënde. Kjo do të qartësonte dhe për ty situatën dhe mund të përcaktoje, së bashku me ekspertin, hapat e mëtejshme për të ndërtuar strategjitë e nevojshme për ta përballur në mënyrë të shëndetëshme .

    Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak përmes kësaj përgjigje,
    me respekt,
    Ermali

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV