Këshilla/Blog

10.04.2018

Pershendetje!
Ju shkruajta sepse kam nevoje per nje ndihme sado te vogel.Prej vitesh kam qen e dashuruar me nje djale,por qe familja ime nuk e pranonte.Edhe une isha e vetedijshme qe ai nuk ishte i duhuri per te pasur nje lidhje serioze.Por sado qe perpiqesha prap nuk e harroja.Ne fillim edhe ai me dashuronte,por qe per kete arsye qe permenda nuk e pranova.Vitet kalonin,une prap nuk arrita ta largoj nga mendja dhe zemra.Ka pak koh qe ai me foli prap,edhe une pranova ta takoja.Kaluan dite qe takoheshim me njeri tjetrin dhe ndihesha shume mire kur isha me te,por nga ana tjeter ndihesha shume keq pasi prisha besimin e prinderve te mi,qe me kane rritur me shume sakrifica.Nje dite kur ishim bashke,tentoi te kryente mardhenje me mua,por qe une nuk ndihesha e sigurt per kete hap dhe as per sinqeritetin e atij.Une nuk pranova te kryeja mardhenie si perfundim,por perpseri me ka ngelur peng qe ai me pa te zhveshur,kjo pasi jetojme ne te njejtin vend dhe kam frik qe prinderit do e marrin vesh per kete situate.E di qe ato do e perjetonin shume keq,pasi ne kete mentalitet jetojme akoma.Theksoj qe nuk jam me me ate person.Por qe e shoh gati cdo dite dhe ndihem shume keq.E mendoj cdo dite ate moment qe ndodhi,ate njeri dhe ndihem fajtore,kam rene edhe nga pesha.Jam shume e stresuar.Si mund te dal nga kjo gjendje?
Faleminderit!

NJV