14.05.2018
pershendetje ! jam nje goc 20 vjec. para 3 javesh fillova te njihesha me nje djal i cili me kish par dhe me kish pelqyer edhe un e kisha par por nuk eshte se e pelqeja deri ne momentin qe ai me kontaktoj. me foli ne rrjetet sociale u takuam dhe mua po me pelqente dhe ai me shprehu pelqimin e tij. problemi qendron se ai esht nga kta djemt qe bredhin lule me lule dhe un e dija kte por gjithsesi vendosa ta njoh njeher . nuk kaluan shume dite dhe ai sillej ftot nk shkruanim shum me njeri tjt dhe takoheshim vetem pasditeve …filloja ti thoja qe kjo gje nuk me pelqen por nxirrte arsyetime t tipit jo isha n shkoll jo fjeta gjum jo mesova . po perpiqesha ta kuptoja dhe pasi kaloj nje jav patem nje debat t fort per kte gje …sjellja e tij ndaj meje nuk ish e mire dhe un fillova ta ulja shume veten sepse me lelqente dhe nuk doja ta humbisja . filloj java tjeter dhe perseri e njejta gje dhe ne fund te javes i thash qe nuk dua t vazhdoj kshu…ai gji thmon thosh se merzitem kot pa arsye se di vetem t zihem ….m shkruajti dhe me tha mirupafshim nqs e ke ndar mendjen. un tani ndihem keq pse duhej te hynte ne jeten time te me ngjallte ndjenja dhe t largohej ..ndihem keq jemi ne te njejtin mjedis dhe perballem cdo dit me te me indiferencen e tij….
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Atehere,ti vete ke pranuar te flasesh ne rrjete sociale dhe po vete ke pranuar te shprehesh pelqim per ate djalin.
Mendoj se ti po luan vete me mendjen tende dhe gjithashtu ai lozi me mendjen tende,duke te lene shume pikepyetje pas dhe shume “zhgenjime”
te sugjeroj te pelqesh ndnj tjeter e mbase te del ndryshe
Përshëndetje e dashur 20 vjecare,
Kuptoj që ndihesh e zhgënjyer nga një histori të cilën duket që as nuk ka nisur nga ti, e megjithatë u bë e rëndësishme për ty. Duket qënë kaq pak kohë, në vëtëm 3 javë, kanë dalë në pah disa cështjë të cilat lidhen me mënyra të ndryshme së si jut ë dy I shihni marrëdhëniet. Për ty duket që ka qënë e rëndësishme investimi( në kohë të kaluar bashkë, në intensitetin e të shkruarit, sjelle e mire kundrejt tjetrit etj.) që në ndryshimin nga ti, nuk ka qënë e njëjtë për djalin I cili duket t’i kuptojë dhe ndërtojë marrëdhëniet ndryshe nga cfarë ti kërkon dhe prêt. Dhe që në fillim thua që kishte tipare që nuk të pëlqenin e migjithatë mendova t’i jepje një shans për ta njohur. Për më tepër , para se t’I jepej fund kësaj njohje duket se përvec të tjerave po ndiheshe e pakuptuar. Do të të ftoja t’I përgjigjeshe pyetjeve të mëposhtme për të kuptuar pak më shumë veten në raport me këtë marrëdhënie: Pasi e njohe për 3 javë, a ka ai tiparet e një personi me të cilin do të doje të isha në një lidhje? A ishte kjo lloji I marrëdhënies që do të pëlqeje të kishe? Në 3 javë marrëdhënie me të duket që të kanë shkaktuar vuajtje. Si do ishte nëse marrëdhënia juaj do kishte vazhduar? Sa mundësi reale ka që kjo marrëdhënie të zgjaste, duke konsideruar diferencat tuaja? Duket që tani është shumë e dhimbhsme të përballesh me indiferencën dhe refuzimin e tij, edhe pse nga ajo që ti tregon kuptoj që po aq të dhimbshme kanë qënë 3 javët që zgjati njohja.
Më vjnë keq që po vuan ndarjen me djalin, duket që prisje që marrëdhënia të ishte ndryshe për shkak të interesit që tregoi ndaj teje në fillim. Merru me ndjenjat që lidhen me humbjen e kësaj marrëdhënie, sepse është normale të ndihesh e lënduar dhe e zhgënjyer kur marrëdhënia nuk shkoi sic ti e prisje.
Mos hezito të shkruash, nëse ke sërish nevoje të flasësh me dike.
Denisa Ndreka,
Terapiste Konjitiv Biheviorale