Këshilla/Blog

16.05.2018

Pershendetje!Jam nje nene e re,kam dy femije perkohesisht 3 vjec dhe tjetra 3 muajsh. Qe nga koha kur erdhi ne jete vajza e vogel ,vajza me e madhe eshte rebeluar,nuk degjon e sillet keq.Une jam e mbingarkuar psikologjikisht duke qene ne kujdesin e te dyjave gjate gjithe dites.Dje duke u perpjekur ta qetesoja u rebelua edhe me keq dhe I gjuajta me shuplake,e faqen ia kam bere me shenje e cila nuk i eshte hequr akoma.Me pare nuk isha kaq shume nervoze,nuk abuzoja ne kete menyre me nje femije 3 vjecar.Ju lutem me duhet  ndihme cte bej.Jam bere shtepiake pas nje jete aktive ne pune,bashkeshorti punon pothuajse gjithe kohen e nuk jam aspak e lumtur.Jam perpjekur tja shpjegoj por nuk e merr seriozisht fakktin qe nje dite une I gjuajta vetem nje shpulle por ne nje moment tj mund te bej dicka me te madhe.Nje moment me vjen te qaj e nje moment tj me ndryshon humori.Si tja bej te dal nga kjo gjendje.Faleminderit.

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar e drejtuar për gjithë ndjesitë e sfidat e tua këto kohët e fundit.
    E ndjej në letrën tënde gjithë vështirësinë me përballjen e ndryshimeve në jetën tënde, që ndikojnë në mendime, emocione dhe sjellje, por ndoshta edhe nga fakti që ndjen që nuk je e suportuar plotësisht në këtë situatë.
    Unë të përgëzoj për të dy vajzat e vogla që ke, por edhe për ndërgjegjësimin ndaj faktit se si kohët e fundit po sillesh apo po mundohesh të menaxhosh vajzën tre vjecare.

    Momenti në të cilin ti je është një ndryshim i madh, vecanërisht kur ke ndryshuar komplet stilin e jetës, plus sfidën e shtuar të prindërimit dhe kujdesit delikat ndaj dy fëmijëve që janë të vegjël dhe të dyja me një kërkesë vëmendje të lartë.
    E para, vajza 3 muajshe për kujdesin që kërkon dhe e dyta vajza 3 vjecare e cila është në njohje të vetes, është mësuar me të qënit protagoniste, kërkon vlerësim, kohë cilësore, feedback për të gjitha aftësitë që ajo mëson dhe gjërat që bën dhe në momentin që nuk e arrin ta marr të gjithë këtë shfaq shenjat e “Unit”, rebelimit, xhelozisë, nevojsë për vëmendje.

    Nga ana tjetër, përvec sfidave që ke në kujdes e prindërim e lodhjen etj, ti thua që nuk je e lumtur në këtë situatë, me luhatje emocionale dhe kjo sjell gjithë stresin për të menaxhuar dhe për tu orientuar në gjithë këtë. Në letrën tënde nuk përmendet dicka tjetër lidhur me burimet apo mundësitë që ti ke për të reduktuar stresin, marrjen e një kohe sado të vogël për veten, mbështjetjen te persona të afërt apo miq.
    E di që mbase ndërkohë që po lexon po thua “e lehtë për të thënë” por fakti është që kur ne jemi në disa situata dhe i perceptojmë ato si negative apo kufizuese apo të vështira, atëherë tentojmë që të kemi sjellje që përputhen me këto mendime.
    Kjo për të thënë që uroj që afër teje ka mundësi apo persona që mund të krijojnë hapësira të tilla për ty, sado të pakta apo të vogla në kohë të jenë dhe mundohu ta kërkosh këtë.

    E dyta është që ta vlerësosh veten tëndë për atë që je aktualisht, pavarësisht sfidave. Tashmë një nënë që prindërimi dhe koha e madhe që po u përkushton fëmijëve, nuk do të thonë që nuk je aktive apo se jeta jote është shndërruar në të qënit shtëpiake, përkundrazi.

    Me vajzën 3 vjecare mendoj se duhet kërkuar falje për cfarë ka ndodhur po edhe ti flasësh pa notat e autoritetit normal të prindërit ndaj fëmijë, por edhe duke i thënë që nuk ndihesh mirë, je e lodhur etj. Aq më tepër që fëmijët e kësaj moshe, paralelisht me kërkesën e vëmendjes, kanë nevojë që të bëjnë gjëra, kështu që mund ta angazhosh në më shumë gjëra duke të ndihmuar ty, tip “punësh” e kujdesi ndaj bebes, si duke i përcaktuar një kohë/orar ku ti dhe bashkëshorti mund ti përkushtoheni asaj. Në këtë mënyrë ajo mund të kuptojë më mirë sensin e “përgjegjësisë”, të ndjerit që kanë vëmendje ndaj saj dhe të ndryshojë edhe ajo mënyrat e të sjellurit. Kjo do të kërkojë dhe do të marr pak kohë por që është e nevojshme.

    Besoj se me bashkëshortin nevojitet që të flasësh dhe të vendosni se si mund të menaxhoni më së miri situatën në të cilin jeni, se si mund të mbështesni njëri tjetrin, kujdesin ndaj vajzave. Zakonisht nuk funksionon shumë kur flitet me emocionalitet se sa me racionalitet për cfarë mund të bëhet a pritet.

    Gjithashtu në momente kur nervozizmi bëhet shumë i madh dhe në dukje i pamenaxhueshëm, përpiqu të ndryshosh skemën e të sjellurit dhe të bësh dicka ndryshe, që mund të clirojë e eksternalizojë stresin për momentin, cfarëdo qoftë ajo (sigurisht që nuk përfshin sjellje agresive ndaj vetes, fëmijëve etj), por përpiqu të krijosh një reagim të ri më sportiv. Po e limitoj veten në dhënien e shembujve pasi jam e sigurtë që mund të gjesh dicka që mund të përputhet me momentin.

    Të uroj realisht gjithë të mirat më tej dhe shumë pozitivitet në jetën tënde dhe shpresoj që të kem mbërritur te ty me ndryshimin e prespektivës për momentin e jetës ku je,
    Me respekt,

  2. Anonymous says:

    Kam ndryshimi humori ka 5 dite qe me par kisha nje humor shum te larte me erdhi nga dicka krejt e pa zakonte

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV