16.05.2018
Pershendetje ! Jam DK jam 25 vjec . Ka gati 4 vite qe jam ne nje gjendje jo te mire . Para 4 viteve me filloi ne nje mbremje si ethe dhe frike e madhe se po vdisja . Pastaj vazhduan deri sot simptoma te ndryshme . Por tani qe me mundon me shume eshte frika se po cmendem , kam mendime si te perziera here here , kur zgjohem disi kam mendimi te perziera dhe kalon 30
minuta derisa kthjellem , dhe dicka qe me
mundon me shume eshte sikur dicka me shtyen te flas , friksohek sikur po flas dicka qe s’duhet . Per cdo veprim qe beje , them ne vete se mos po beje dicka qe do dukesha si i cmendur . Kerkoj nje keshille apo dicka qe mund te me ndihmoj . Faleminderit paraprakisht , jeni shume te mire !
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje DK!
Personat që përjetojnë sulme të panikut kanë ndjenjën që është në pikëpyetje sulmi në zemër dhe që do të vdesë menjëherë, Frika dhe ndjenja e sikletit të cilat janë të pranishme gjatë sulmit nuk mund të krahasohen me asnjë situatë tjetër të përditshme. Paniku shfaqet kur personi keqinterpreton ndjesi të caktuara trupore si tregues të “katastrofës” së afërt. Ky interpretim rrit më tepër frikën dhe i përkeqëson këto ndjesi trupore në mënyrë të përshpejtuar duke aktivizuar mekanizmat fiziologjikë të organizmit, e për rrjedhojë shfaqen ato simptoma që ti përmende më lart. Shumë njerëz mund të kenë atake sporadike të panikut në rrethana të veçanta, por vetëm disa prej tyre vazhdojnë t’i kenë këto atake të shpeshta dhe shumë shqetësuese deri në atë masë që ato të ndërhyjnë çdo ditë në funksionimin e tyre.
Simptomat më të shpeshta të sulmit të panikut janë:
• Ndjenja e frikës nga vdekja e papritur;
• Problemet me frymëmarrje;
• Reduktimi i vetëkontrollit;
• Djersët e ftohta.
• Puna e shpejtuar e zemrës;
• Ndenja e dobësisë, marramendja dhe të rënit fikët;
• Ndjesia e therjes në duar dhe gishta;
Fatmirësisht, sulmet e panikut mund të trajtohen. Psikoterapia ose ilaçet (kur specialistët e shohin të arsyeshme) janë treguar të suksesshme. Nëse ilaçet janë të domosdoshme, doktori juaj do t’ju rekomandojë ilaçe kundër ankthit.
Edhe pse është një shqetësim mjaft i përhapur, shpesh herë njerëzit që vuajnë nga ankthin dihen shumë të vetmuar dhe të pakuptuar mire nga të tjerët përreth. Shpesh herë u mungon informacioni, apo mundësitë për t’u drejtuar tek profesionistë të përshtatshëm për të marrë ndihmën e nevojshme.
Unë do ju sugjeroja të zhvillonit një konsultë me një specialisit të fushës. Besoj që duke e ndjekur ankthin bashkë me një profesionist të kualifikuar, do të mundesh ta kapërcesh atë.
Uroj që përgjigjia ime t’iu ndihmoj sado pak në situatën tënde.
Të uroj gjithë të mirat,
Bledar