Këshilla/Blog

12.06.2018

Pershendetje jam nje nen 36 vjeqe kam 3 vajza e nje djal spedi as vet qka kam ankth apo depresion ka 5 vite qe jam me ket gjendje prej muajit te 7 te shtatzanis mkan ardh mendime shum te kqia sikur po vdes ne lindje veq kam qajt deri ne muajin e 9 kam pas edhe ma heret probleme po ndoshta mu kan mbledh e ne shtatzani tu mendu pom del qik a pet qishtu shtatzan shkojsha ne psikiater nuk me bejshin zgjidhje ma si je shtatzan deri sa te lindsh ne kam shku tenpsikologu nuk mka ndihmu veq kam qajt nuk mujsha me nxan ven as kun qajsha se ka me vdek ne lindje e mu dhimshin vajzat thojsha a ka me pa djalin linda e pash djalin po ma zi masi linda mrreke zemra fort u qajsha hecsha u sillsha tani kam shku te neuropsikiatri Afrim Blyta aj filloj me Lexam i kam perdor 4 vite po shum pak kan pas efekt gjumi mu ka rregullu edhe ajo frika e madhe mu ka largu ama mka met ni frig spom len me jetu e qet spo muj mu gezu as vullnet per azgje nuk po knaqem qysh jam knaq ma heret mendoj qka dot ndodh me mu kshtu spo e kuptoj qka kam ni koh e kam pas ku kam ndegju dikush qe asht smut thojsha edhe un e shko te mjeku bon analiza e ekg e tash jam si e bllokume dal shetiti po nuk me vjen azgje interesant nuk gezohem me azgje tash mi ka ndrru barnat jam tu marr venlaxor 75 mg harrova edhe perpara kam qen tip I mbyllur jam skuq kur kom nejt me njerez kam pas frik a po di me fol a pom keshin dyqysh e pa sigurt mu ka dok qe sme don as kush jam fmi i vetem skam vella as moter prinderit gjithmon kan pas probleme sjan mirr me mua u gjithmoj e vujtun nuk ndihem mir shpirtnisht

  1. Dr. Blerta Bodinaku says:

    Pёrshendetje Lola11,

    Situata qё pёrshkruan duket sikur flet pёr njё çrregullim ankthi, megjithatё ёshtё mёse e zakonshme qё ankthi dhe depresioni tё bashkёekzistojnё. Kjo ndodh kryesisht pasi ankthi kronik shkakton ndjeja pafuqie, paaftёsi pёr tu pёrballur me situata jetёsore, izolim, ul cilёsinё e jetёs dhe i bёn njerёzit tё ndihen tё dёshpёruar. Pёrmirёsimi i ankthit shpesh shoqёrohet natyralisht me pёrmirёsim tё cilёsisё sё jetёs dhe tё depresionit.

    Shpesh, ngjarje madhore jetёsore si pёr shembull shtatёzania dhe tё bёrit nёnё, mundet tё shoqёrohen me ankth, ose tё provokojnё fillimin e njё çrregullimi tё ankthit, apo tё humorit. Pёrveç ndryshimeve tё mёdha qё pёson trupi, gjatё shtatёzanisё, gratё pёrjetojnё njё sёrё procesesh psikologjike tё thella e tё rёndёsishme, pёmes tё cilave gratё pёrgatiten pёr rolin e tyre tё ri. Pavarёsisht nёse nёna ka fёmijё tё tjerё, apo jo, çdo shtatёzani pёrjetohet nё mёnyrё tё ndryshme dhe çdo shtatёzani shoqёrohet me sfidat e veta. Ёshtё mёse e natyrshme qё nёnat gjatё shtatёzanisё tё ndihen tё preokupuara pёr mirёqenien e fёmijёs, mirёqenien personale, ose mirёqenien e familjes nё pёrgjithёsi, duke e ndjerё shtatёzaninё njё pёrgjegjёsi tё madhe. Ngjarje apo rrethana jetёsore tё pranishme para, apo gjatё shtatёzanisё mundet tё ndikojnё duke e lehtёsuar apo pёrkeqёsuar ankthin e nёnёs. Njёkohёsisht kёto ngjarje, mundet tё jenё faktorё provokues tё ankthit gjatё shtatёzanisё. Nё shumё raste, kёto shqetёsime kalojnё gradualisht. Nё raste tё tjera, ato munden tё instalohen dhe tё pёrjetohen nё formё mendimesh obsesive dhe ankthi tё vazhdueshёm edhe pas shtatёzanisё. Nёse nuk trajtrohet nё kohё dhe ne mёnyrё sistematike, ankthi mundet tё kthehet nё njё problem kronik, i cili dёmton seriozisht cilёsinё e jetёs dhe tё marrёdhёnieve me veten e tё tjerёt.

    Nga letra jote kuptoj qё ke provuar tё punosh me problemin tёnd, si me ndihmёn e mjekut psikiatёr, ashtu edhe ndihmёn e psikologut. Ёshtё e kuptueshme qё mjekimi gjatё shtatёzanisё nuk rekomandohet, ashtu sikundёr ka njё sёrё faktorёsh pse pskikoterapia jo gjithmonё pёrmbush pritshmёritё tona. Njё nga kёtё arsye, por jo e vetmja, ёshtё qё psikoterapia ёshtё njё proces afatgjatё, i cili jep rezultate graduale dhe tё shtrira nё kohё.
    Nga ana tjetёr, nga pёrshkrimi yt, mё krijohet pёrshtypja se zhgёnjimi qё ke pёrjetuar nga mjekimi dhe psikoterapia, tё ka bёrё qё ti ndёrpresёsh pёrpjekjet e tua pёr tё punuar me çrregullimin tёnd tё ankthit dhe rrjedhimisht tё mbetёsh ende peng i tij.

    Pёr kёtё arsye, tё rekomandoj tё kontaktosh njё mjek psikiatёr dhe njё psikoterapist/e tё kualifikuar dhe tё punosh paralelisht me tё dy, duke pasur durim dhe duke qenё sistematike nё konsultat dhe trajtimin tёnd. Mjekimi do tё tё ndihmojё tё qetёsosh simptomat, mendimet obsesive, ankthin dhe depresionin shoqёrues, ndёrkohё qё me psikoterapistin/en do tё eksplorosh faktorёt e brendshёm dhe tё jashtёm tё cilёt provokojnё, apo mbajnё aktiv ankthin dhe mendimet e tua. Gjithashtu, mjeku psikiatwr dhe psikoterapisti munden tw tw japin informacion mbi natyrwn e [rregullimit twnd, gjw qw mund tw tw ndihmojw tw reduktosh ankthin nga mendimet obsesive, apo frikwn pwr shwndetin twnd.

    Tё uroj gjithё tё mirat,

    Blerta

  2. Refko says:

    Jam shum keq krejt depresioni me vjen prej zorres se trashe ma kap te gjithe trupin nuk kam vullnet per jet kam mendime negative qe nente vite si te sherohem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV