25.06.2018
pershendetje gjithve ju pergezoj per punen qe beni dhe keshillat qe i jepni duke na ndihmuar te orientohemi sado pak ne jeten ton,, kam fol me ni djal 1 muaj ne internet gjat atij muaji 4 her jemi dal live mirpo pas 1 muaji skemi fol as skemi dal pa ndonje arsye konkrete kjo periudh e heshtjes ka zgjat 1 muaj ku edhe me pas me ka blloku ne rrjetin social ..mas 4-5 muaj me ka qblloku mirpo skemi kontaku asniher ,, mirpo qe nga ajo koh la kaluar 1 vit e gjys e ende me sillet neper kry pse mka blloku , a bej gabim nese i shkruj tash edhe pse e di qe von mirpo mka met pik nzemer me dit pse ..ju faliminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Sikurse qe ke qene ne distance ne kohen qe nuk keni bisedu e qe te blloku te preferoj mos te perpiqesh as ti shkruash . Nese ai kishte pas interesim per ty sado pak nuk kishte vepru ashtu me bllok pa arsye .Mos tjese hiq pik n zemer ignooore per mendimin tem ja kisha bo shum e thjesht! Femnat lypin rrespekt se jane me sensitive e nese nuk i jep biles nje arsye per mos kontakt ateher bje ne nivelin qe je e pa vlere. Dija vleren vetes tende mos u perul para njerzve tcilt ju kan dhimt dy rreshta fjal me te tregu se ku ka qendru problemi i ati .
Pershendetje e dashur! Ju falenderoj qe na jeni drejtuar duke na besuar per problemin tuaj. Ju nuk flisni shume per veten dhe nuk e kam te qarte moshen apo profesionin tuaj. Eshte e qarte se ju ka mbetur e paqarte aryeja e e largimit ne heshtje e ketij djali, i cili, duket qarte se nuk ka asnje interest e vazhdoje te njihet me ju. Prandaj une ju pyes: cfare do te ndryshonte per ju po te dinit arsyen e ketij largimi? Mos ndoshta eshte me mire qe ju te mos harxhoni kaq shume kohe dhe energji per nje marredhenie qe ka shume pak shanse te mbijetoje, e ne vend te saj te invesoni te vetja dhe marredheniet e verteta? Jepi mundesi vetes te njohesh njerez te rinj. Njerez qe nuk fshihen pas adresave virtuale, qe nuk ju afrojne e largojne sipas humorit te momentit. Ju dhe cdo femer meriton te kete ne krah nje njeri qe e respekton. Ju uroj gjith te mirat, Orsjola.