Këshilla/Blog

04.07.2018

Pershendetje , jam nje djal 23 vjeq dhe kam problem te ereksioni ,kur dal me nje femer deri sa te shkojm tek pushimorja kam ereksion por kur dua te fus brenda ate me hup i gjith ereksioni dhe nuk mund te kryej mardhenie a duhet te perdor diqka te fitoj ereksion, dhe kur mastruboj para finalizimit te kenaqsis me del nje leng pa ngjyr a ndikon ne mbetjen shtatzen te partnerja kjo? Faleminderit

  1. Dr. Shkelzen Elezaj says:

    Zvogelimi i potences mundet me qene me etiologji organke ose psiqike si te depresioni, stresi i vazhdueshem, frika, problemet ne familje dhe shoqeri etj apo organike si psh: semundjet e eneve te gjakut, semundja e sheqerit, tensioni i larte i gjakut, obeziteti (mbipesha), jeta pasive, konsumimi i tepert i alkoolit dhe duhanit apo droges, apo semundjet e vet penisit ose ne rast se nuk ju terheq partneri seksual. A vuani nga ndonje semundje dhe a merni terapi. Per te dhen nje mendim profesional eshte mire qe paraprakisht te kryeni analizat laboratorike perfshire edhe echon e urotraktit, pasqyren e gjakut, glikemine dhe yndyrnat dhe te lajmeroheni per vizite te Urologu i cili do te ju ekzaminoj dhe ne baze te analizave dhe ekzaminimit do te vleresoj se a keni nevoje per terapi eventuale. Per fillim ju kisha propozu te filloni me disa suplemente natyrale si tbl Vital Man, Catuaba Bark, Elixir te cilat njekohesisht mund te ju ndihmojne ne permiresim te potences deri sa te kompletoheni me analizat e kerkuara.
    Sa i perket lengut i cili del para ejakulimit, eshte shume veshtire te vleresohet a ka rrezik qe te ndikoj ne shtatzani.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV