12.07.2018
Pershendetje.
Jam 23 vjece , para 5 vjetesh humba motren e vogel 13 vjec , qe nga ajo kohe dhe pse duket qe e kam mar veten , vuaj nga ankthi dhe ideja qe mund te humbas prap nje njeri te familjes time.
Kam pik te dobet vellain dhe gjithmone jam ne merak mendoj gjithmone gjen me te keqe.
Faleminderit .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur Ann,
Humbja e njё personi tё dashur nё familje ёshtё gjithmonё e dhimbshme dhe lё gjurmё tё pashlyeshme nё jetёn tonё edhe nёse arrijmё ta kapёrcejmё humbjen nё mёnyrё tё shёndetshme. Veçanёrisht e dhimbshme ёshtё humbja e njё motre. Motrat janё personat ku projektojmё dёshirat, pёrkujdesjen, miqёsinё dhe mbёshtetjen e pёrjetshme, edhe kur prindёrit tё mos i kemi mё. Humbjet nё pёrgjithёsi dhe humbjet e vёshtira si kjo, shoqёrohen me procese psikologjike shumё komplekse, shpesh herё tё varuar nga lloji i marrёdhёnies dhe rrethanat specifike tё vdekjes. Njё ndёr to ёshtё frika nga humbje tё tjera dhe pafuqia pёr ti parandaluar apo pёr t’u pёrballur me to.
Nё tё vёrtetё, frika nga vdekja dhe humbja e njerёzve tё dashur ёshtё njё frikё qё i shoqёron njerёzit gjatё jetёs sё tyre, nё faza tё ndryshme dhe intensitet tё ndryshёm edhe nёse nuk janё pёrballur me vdekje nё mёnyrё tё drejtpёrdrejte. Ideja e vdekjes pёrgjithёsisht shkakton ankth tek shumica e njerёzve dhe mjaft herё, ai reflektohet tek marrrёdhёniet mё tё rёndёsishme qё kemi. Ndonjёherё ankthi qё kemi ppёr njerёzit tanё tё dashur, i transformon kёto marrёdhёnie dhe i humbet gёzimin e spontanitetin. Kёtё ankth e ndjejnё veçanёrisht tё pranishёm personat qё kanё pёsuar humbje tё tilla traumatike. Pёr kёtё arsye, ankthi dhe frika jote janё mёse tё kuptueshme, por kjo nuk do tё thotё qё duhet tё jetosh pёrgjithmonё me to.
Mendoj se ka disa gjёra qё mundesh tё bёsh pёr veten tёnde dhe pёr marrёdhёnien me njerёzit e tu tё dashur. Mё e rёndsishmja ёshtё tё mbyllёsh çёshtjet e pambylluar brenda teje nё lidhje me vdekjen e motrёs (nёse ka tё tilla), tё ishikosh besimet dhe frikёrat e tua tё lidhura me vdekjen dhe tё ndёrtosh njё marrёdhёnie mё tё plotё me jetёn tёnde dhe me tё tjerёt pёrreth teje. Nё kёtё proces mundet tё tё ndihmojё njё psikoterapist i kualifikuar nё çёshtet e humbjes dhe traumёs dhe pёr fat tё mirё, nё Shqipёri ka tё tillё. Kёrko njё psikoterapist tё tillё dhe fillo njё process psikoterapie. Pёrballja me humbje tё tilla nuk ёshtё aspak e lehtё dhe mbёshtetja profesionale do tё tё ndihmojё.
T uroj gjithё tё mirat,
Blerta