09.08.2018
Mirdita.Jam ne nje gjendje ankthi te keqe…dikur kisha frik nga vdekja po tani skam me….tani me rrin ne kok mendime te keqija sikur po me iken mendja…sikur do ngelem me pasoja psiqike….madje trembem kur shof dike te till.Cfare te bej ju lutem se jam shum keq….me ndihmoni.Me thoni pse i kam kto mendime.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Prsh edhe un SI ti jam NE ket gjendje prej 4 muajsh NE fillim Kisha rrahje zemre Te shpejta dhe frik nga vdekja po tani ajo frik iku NE mendje me fiksohen gjera Te kqija frika nga cmenduria esht e madhe futem NE internet e lexoj POR vetem behem me keq ankthi esht SI nje pus I erret qe ate le Te dalesh nqs do mun Te flasim per shkembim eksperincash mbase e ndimojm njeri tjetrin uroj Te jesh Mir se e di Mir ket gjendje.
Pi kur t duash.me thuaj ku
Pershendetje,
Faleminderit qe na ke kontaktuar per problemin qe ke.
E kuptoj qe mendimet negative po te shqetesojne, por do te vleresoja sikur te mund te na jepje disa informacione me te detajuara. Ne menyre me specifike: sa kohe ka qe kane filluar keto mendime? A ka ndodhur nje event i vecante apo a ka ndonje moment qe te kujtohet kur keto kane filluar? Ti permend qe te bejne te ndihesh vertete keq, a mund te na thuash nese ndihesh keq fizikisht, ke probleme me frymemarrjen, rrahjet e zemres apo dicka tjeter te ngjashme? Na thuaj dicka rreth jetes tende, familjare, sociale, marredheniet e punes.
Frikerat iracionale jane shume te zakonshme. Keshtu jane dhe mendimet negative qe lidhen me shendetin tone apo me vdekjen. Eshte deri diku normale te shqetesohemi per shendetin tone mendor apo per njerezit e dashur rreth e rrotull. Por nese keto shqetesime na interferojne me jeten e perditshme atehere eshte mire te kerkojme ndihme. Te menaxhosh mendime te tilla vete kerkon shume sforco prandaj une do te te keshilloja te shkoje te nje psikolog. Sigurisht ajo qe mund te besh per momentin eshte te ndryshosh fokusin e vemendjes, pra te mos e mbash te mendime te tilla por te mendosh dicka tjeter. Duket e thjesht per t’u thene por me pak sforco mund t’i thuash ‚STOP‘ ketyre mendimeve. Gjithashtu jeta aktive e shendetshme dhe sporte te ndryshme mund te te ndihmojne.
E kam te veshtire te arrij ne ndonje konkluzion nga aq pak informacione sa na ke dhene prandaj do te pres per nje pergjigje e mund te shkojme ne me teper detaje.
Te pershendes,
Elisa
Kam mendime negative,disi sikurse ves mendoj per vdekjen pasi nje nate morra frym me therri pak zemra por me ndalimin e frymes me kaloi me ka ndodhur edhe tjera her por shum rrall nga vesi me duket se po me zihet fryma zakonisht ne mbremje me kujtohet dhe them posi kur te vdes kam shum frik,gjithashtu me eshte ber edhe ves shendeti i familjareve nuk e di pse ,une jam shum e re ne moshe 13 vjece
Pershendetje,
Ju lutem beje pyetjen tende ne rubriken Pyetje e Re dhe mundohuni te beni nje pershkrim me te detajuar te shqetesimit tuaj ne menyre qe eksperti te kete mundesi t’u kthej nje pergjigje me specifike qe mund te jete dhe me ndihmuese per ju. Faleminderit dhe gjithe te mirat.
Stafi Nuk Je Vetem
Psh jam nje nen 31 vjec me fiksohen njerez qe kan ndrruar jete ne mendje dhe nuk me ikin me