Këshilla/Blog

23.08.2018

Kam shum ankth vetem mendime te kqija sme shkojn me t per mir hiq vetem per keq ju kisha lut tme ktheni pergjegjen si mundem me tejkalu ket situat te keqe mrrok shum shpesh ju kisha lut tme ndihmoni me pergjegjet tua ju pershendes

  1. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje Hasije,

    Te falënderoj qe ke shkruajtur dhe te përgëzoj për faktin qe ke kërkuar ndihme për shqetësimin qe ndien. Për te kuptuar pak me shume rreth problemit qe me përshkruan me lejo te te pyes; sa kohe keni qe ndiheni ne këtë mënyrë? A mbani mend te ketë ndodhur diçka ne jetën tuaj kur keni filluar te përjetoni episodet e ankthit? Sa shpesh ju ndodh ky përjetim brenda një dite? Te lutem me përshkruaj pak me qarte përjetimet e tua, çfarë te ndodh kur nuk ndihesh mire dhe cili është reagimi yt? Është mire qe te kuptojmë me qarte se çfarë po përjeton, a ka ndonjë shkak qe te shkakton këto përjetime, dhe si simptomat e shfaqura ndikojnë ne jetën tende te përditshme? Ne këtë mënyrë mund te bisedojmë me qarte dhe te gjejmë së bashku mënyrën me te mire për te menaxhuar situatën ku ndodhesh.

    Mbetemi ne kontakt, Sabjola

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV