Këshilla/Blog

28.08.2018

Pershendetje! Jam nje grua 25 vjece nene e dy femijeve. Kam kaluar shume ne jete dhe gjithmone kam qene njeri i ndjeshem. Ka kohe qe mendoj keq sikur dicka e keqe do ju ndodh njerezve te mij. Para disa muajsh kam humbur 2 njerez te rendesishem ne jeten time. Para 3 muajsh kam pasur krize paniku, me dukej sikur po cmendesha, dridhesha, me dukej sikur nuk jam ne realitet dhe villja. Problemi im eshte se qe nga ajo nate kam pasur shume ankth njerzit me dukeshin te huaj( i njihja kush jane) dhe me dukej sikur nuk jam ne realitet. Tani prap kam ndonjehere ankth por problemi im eshte se qe ate nate mua me duket sikur sjam ne realitet sikur jam ne enderr. Dhe shpesh smund te perqendrohem dhe harroj shume gjera. Ju lutem me tregoni nga se vuaj se eshte nje situate teper e veshtir per mua. Faleminderit!

  1. Andi says:

    Kjo ndodh si pasoje e krizave te panikut dhe te ankthit.
    Perpiqu te jesh me e qete.

  2. Andi says:

    Une gjithashtu kam kaluar shume ne jete por jam perpjekur te ruaj qetesine,te kthehem ne realitet,te kontrolloj vetveten.

    Asgje e keqe sdo ndodhe,eshte thjesht paniku dhe ankthi qe ta shkakton.

    Per me teper,vizita ne nje psikiater do ishte zgjidhje e kesaj gjendjeje

  3. Ermal Azisllari says:

    Përshëndetje dhe faleminderit që ke vendosur të ndash me ne situatën e vështirë që po kalon. Humbja e njerëzve të rendësishëm është gjithmon një situate traumatike dhe përjetohet si e tillë, megjithëse përjetimi është individual dhe ndryshon nga njëri person tek tjetri. Në rastin konnkret ju vetë thoni që keni qënë gjjithmonë një person i ndjehsëm, duke bërë që kjo situate e dhimmbshme tju trondisë thellë.

    Simptomat që ju përshkruani janë pjesë e ndodhisë që në psikologji/psikiatri quhet “episod depersonalizimi”, dhe është dicka që ndodh kryesisht pas një situate traumatike. Ajo nderthuret me situatën e ankthit dhe stresit post-traumatik dhe është një reagim i trurit tone për të na mbrojtur nga ri-përjetimi i forte i situates. Zakonisht këto simptoma vijnë duke u rralluar me kalimin e kohës, derisa zhduken. Tre muaj nuk është një periudhë tepër e gjatë që mendja jote të mësohet me këtë situate të re, ku përfundimisht e pranon ngjarjen traumatike si “pjesë e jetës”. Kështu që do të të sugjeroja që edhe nëse ndodhin ndoonjëherë, të mos i shoohësh si dicka e tmerrshme që po tëndodh, por si një reagim normal. Nëse ato vazhdojnë të jenë prezente me kalimin e kohës, atëherë mund të jetë e nevojshme të marrësh ndihmë të specializuar tek një psikoterapist.

    Uroj tju kem ndihmuar sadopak me pergjigjen time,

    Me respekt,

    Ermali

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV