Këshilla/Blog

03.09.2018

Pershendetje.Kam kaluar periudha ankthi qe ne moshen e vogel 12,14 vjec me fillimin e adoleshences.Duke punuar me veten i kalova derisa,ankthi mu perserit ne vit te pare te shkolles se larte.Deri ne ate kohe une nuk e dija se cfare ishte gjendja qe po kaloja,pasi thjesht e kisha kaluar me veten dhe skisha marre informacion.Simptomat qe kisha ishin:Ndonjehere mendime negative por qe thjesht i lija te kalonin dhe derisa e arrita balancen.Simptoma tjeter ishte frika se ndoshta humbas kontrollin me realitetin.Kjo frike me eshte krijuar qe ne klase te 5 qe pashe nje film qe personazhi kryesor shikonte halucinacione.Me dukej sikur me mua kishte dicka qe nuk shkonte.Nisa te mendoja per menyren sesi objektet dukeshin,sesi mendonim sesi arrinim te memorizonim imazhe te caktuar te personave apo ngjarjeve qe na rrethonin.Te gjitha keto duke qene ne ankth me dukeshin sikur i kisha vetem une,dhe nga momenti ne moment do lexoja dicka ne lidhje me simptomat e reja qe do me tregonte se dicka nuk shkonte me mua.Kam takuar nje psikologe,e cila pasi me pyeti ne lidhje me gjendjen time me defteu se e rendesishme ishte te punoje me veten sepse ne fakt nuk kisha asgje qe nuk shkonte.Une as i marr seriozisht mendimet intrusive qe me vijne,as i laj duart shpesh apo te kem ankthin ne nje grade sa te me pengoje te vazhdoj jeten.Jo perkundrazi e vazhdoj normalisht,thjesht kur me kap ky paniku se mos cmendem mund ta kem pak te veshtire per te shperqendruar mendjen dhe per ta perballuar ne nje strategji me te mire.Gjithsesi kjo mund te me ndodhi shume rralle.Kete kam vene re te vetja 1 her ne vit dhe mund te ket kohezgjatje shum te shkurter 2-3 dite.Vetem heren e fundit qe mu be me zgjati pak me teper dhe u shqetesova pak se mendova qe e kisha kaluar.Cfare mund te me keshilloni?Te vazhdoj te punoj me veten apo ndoshta nuk po bej dicka tamam ne menaxhimin e ankthit dhe prandaj me ka zgjatur ne kohe se fundmi?Kujtoj qe jam e mbytur me provime aktualisht,dhe kjo ndikon se tepermi ne gjendjen emocionale.Faleminderit.