10.09.2018
un kam kryer nje genjeshter pa e menduar se do arinte deri kto. kam 7 vite e martuar dhe per nje genjeshter bashkeshorti sme beson me pra ka humbur besimin te un.te lutem me ndimi si te krijoj prap besim te ai se spo di/…..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur! E kuptoj qe mund te jete e veshtire per ty te shkruash per veten tende, jeten tende perfshire edhe genjeshtren qe ti permend, por per mua eshte po aq e veshtire te di si te te ndihmoj me kaq pak informacion. Se pari kam nevoje te kuptoj nese ti ke bere nje veprim, qe eshte konsideruar i gabuar/i rendesishem, per te cilin ke genjyer ose e ke mbajtur te fshehte apo ke genjyer per dicka te parendesishme dhe eshte fakti qe ke genjyer nuk te fal bashkeshorti? Se dyti, ka 7 vjet qe kjo gje ka ndodhur apo sa? Se treti, ti vete cfare qendrimi ke ndaj asaj qe ke bere, pra sa te gabuar apo te pafalshme e konsideron? Kur thua qe ‘ka humbur besimin tek une’, e ke fjalen per besimin per gjithcka apo ne ceshtje specifike dhe si kjo gje ndikon tek marredhenia juaj? Ndihesh e keqtrajtuar, paragjykuar, e lenduar? Cfare ke bere ti deri tani per te korrigjuar gabimin, nese eshte vertete nje gabim, pasi une nuk mund ta gjykoj me kaq informacion? A flisni te dy per kete gje apo jo dhe si ndihesh ti ne kete marredhenie ne pergjithesi?
E kuptoj qe ti prisje nje pergjigje dhe jo kaq shume pyetje, por eshte e vetmja menyre per te kuptuar me mire se si mund te te ndihmoj. Mbetemi ne komunikim.
faleminderit per pyetjet dhe fjalet tuaja ju kuptoj shume mire. ath genjeshtra ka ndodhur tani eshte nje genjeshter e vogel jo trathti apo naj gje shume e madhe . thjesht i kam then qe isha ktu e nderkoh isha ne nje vend tjeter sepse sdoja shamat . dmth pa e menduar se ai do me mbate inat pse nuk i tregova . dhr ai me thot qe pse sme the te verteten po genjeve. ather un spo gjej dhe fjalet qe ti kthej dhe atij nje pergjigje qe tja mbush mendjen qe e bera pa te keq. me kupton thjesht spo gjej fjalet kte kerkoj nga ti. te me ndimosh te gjej fjalet. ju faleminderit
Pershendetje edhe njehere! Ndonjehere gjerat na duken me te veshtira se c’jane ne te vertete. Ke provuar t’ia shpjegosh kaq thjesht sa ma shpjegove mua? Pra qe ti nga frika se mos benit shamate, i the dicka qe nuk ishte e vertete, dhe qe nuk do doje ta beje perseri nje gje te tille. Eshte shume e rendesishme qe ai te kuptoje se ti nuk duhet te kesh frike prej tij, edhe nese ben dicka qe atij mund te mos i pelqeje. Besoj dhe per ty eshte e nevojshme te kuptosh qe nuk duhet te kesh frike t’i thuash te verteten. Eshte e vertete qe njerezit i genjejne here pas here edhe njerezit e afert, por e bejne zakonisht sepse nuk duan te merzisin apo lendojne tjetrin. Por nese behet nga frika, nuk eshte marrdhenia e duhur.
Une nuk mund te te them ‘fjalet magjike’ qe do zgjidhnin perfundimisht kete situate mes ju te dyve. Ti e njeh me mire burrin tend, di se cfare e bind ate me shume, se cfare e zemeron dhe cfare e qeteson. Une mendoj qe problemi nuk eshte vetem te genjeshtra, por te arsyet pse ti zgjodhe te genjesh, pse mendove qe do behej shamate, cfare kishte te keqe ai vendi tjeter qe nuk duhej te tregohej. A ka gjera te tjera te vogla e te parendesishme qe ti i mban te fshehta ndaj tij, dhe nese ka, perse ndodh kjo? Pavaresisht te gjitha ketyre, nese ai vazhdon ta perserise kete gje here pas here e me tepri, mendoj se nuk eshte me problemi yt, por me shume i tij. Pra, jo se ti nuk ke gjetur fjalet e duhura per ta bindur, por se ai mund ta kete te veshtire te te besoje. Dhe ne shume raste mosbesimi i njerit partner nga njera ane dhe frika e sherreve nga ana tjeter shkojne bashke. Prandaj, duke shpresuar se mund te te kem ndihmuar sadopak, do te thoja qe te diskutoni pak me shume dhe hapur per besimin ose mosbesimin qe keni ndaj njeri-tjetrit pavaresisht ketij episodi te genjeshtres tende.