Këshilla/Blog

10.10.2018

Para 5 muajsh më ka ndërruar jetë babai sa ka qen dera e hapun per ngushellime kam qen shum mirë dhe e forte, por pas dy dite na ndodhi dhe një raste një gruja e kusheririt na vdiq nga sulmi ne Tru pas dy dite kam qen per Ngushëllime atje dhe qe atë dite pas atje kam dal te pi kaffe dhe ne Moment më ka Kap një e Therrur nga Thembra e kembes deri ne koke jam djersit shum dhe prej aty mu duk qe më kaloi pak kam shku ne pune por ne pune prap e njejta koka permas më dhimbke u djersita shum dhe mu mirrshin Mendet dhe prej asaj dite më ka hy një frike, stres a ankth qka do qe ti thuash dhe nuk jam rehat Pa gjumsi djersitje te therrura ne gjoks Trupi sikur më vlon nga brenda marramendje dhimbje e mpirje kokes mbrapa mpirje e duarve dhe kembeve Duarte e kembet nganjeher më duken sikur nuk i ndiej fare por kam fuqi te Kap gjithëçka Po aso ndjenje kam qe jam e pafuqishme a fuqi kam si dhe ndjenja ose frika Se do të vdes qka do qe beje më atë ndjenjen ose Friken Se Po e beje ose spo e beje Se ka më vdek, kam lexu ketu qe shum raste kishte keshtu Se mendja ime ushtrime qe vetem une kam keto ndjenja kam bere te gjitha analizat te zemres ekg analiza te gjakut etj tek mjeket gjitha mirë me dalin jam mundu ne shum ta Luftoj vet kete dukuri pak a shum jam lehtesu Po prap kam pengesa ato qe i ceka po jam shum e pasigurte ne vetvete te dal ndokund

  1. Ringo says:

    Pershendetje,
    Une te njejtat simptome i kam,po kurona me antidepresiv dhe me kan ndihmu.Te keshilloj te konsultohesh me nje neuropsikiater (leji anash paragjykimet).
    Te preferoj me ec sa me shume ose shko ne fitnes,gjeje menyrat per me u argetu ,thuaj vetes qe une mund te dal nga kjo gjendje.
    Pasigurin vetem ti mund ta mposhtes duke shku ne ato vende ku nuk ke siguri,shtyje veten ne limite.

    Ti mundesh me ia dal.

    1. Stresi anktji says:

      Faleminderit shum ketu e kam Pa qe kishte shum persona qe kishin te njejtin problem Se kam qen e mbyllun te bisedoj per kete ceshtje Se kam Mendu qe vetem un e kam kete problem por kjo më ka ndihmu shum qe kishte shum njerëz dhe ishte kaluese por më Se shumti Po më brengos dhimbja ose mpirja e kokes mbrapa spo di as si ta pershkruaj si tme eh dicka neper Koke vende vende dhe marramendja Po jo e shpeshte tash dhe tu kisha lut te me tregosj se pas sa kohe kan reagu terapie e neuropsikiatrit dhe qfar terapie ke perdor

    2. Stresi ankthi says:

      Faleminderit Ringo Po jam mundu dhe shum Po Mundona qe ta luftoj vet Po më shum Po më brengos dhimbja apo mpirja e kokes mbrapa dhe asnjeher më një vend jo dhe tani Po kam marramendje ne shumicen e rasteve dhe deshta te pyes terapia nga neuropsikiatri mas sa kohe keni verejtur reagimin e terapise dhe qka ke perdor dmth qfar terapie nqs bene te më tregosh mos ketu bene Edhe ne privat

  2. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje dhe ndjese per pergjigjen e vonuar!
    Me vjen keq per humbjen e babait! Nuk e di nese ka qene humbja e pare ne familje vdekja e tij ose jo, por sido qe te jete, vdekja krahas dhimbjes se madhe qe shkakton ngjall dhe nje frike e pasiguri te madhe per jeten tek ata qe mbeten pas. Mesa duket vdekja e kusherires ka patur me shume kete efektin e dyte. Nuk e di cfare moshe ka patur kusherira ne krahasim me moshen tende, por nga sa ti shkruan eshte e qarte qe vdekja e saj ka ardhur papritur dhe ndoshta ka qene e parakohshme. Te gjitha keto jane detaje qe regjistrohen ne pavetedijen e njeriut dhe behen shkak per perjetimin e nje ankthi te tille si ky qe pershkruan ti dhe qe merr trajtat e atakut te panikut ne raste te caktuara: nje gjendje ku simptomat fizike intensifikohen shume dhe mendimi qe dicka e keqe mund te ndodhe e t’ju marre jeten duket shume i vertete. Ky mendim ose frike qendron vazhdimisht ne koke duke prodhuar simptoma qe ne vetvete te bejne te shqetesohesh vertete edhe pse nuk jane organike, por me origjine psikologjike. Pavaresisht se ti mund ta kuptosh qe nuk ke arsye te mendosh se do te te ndodhe ndonje gje e keqe, perseri mund ta kesh te veshtire te rrish vetem apo te shkosh diku vetem.
    Gjithsesi e gjithe kjo gjendje eshte reagimi yt ndaj asaj qe te ka ndodhur: dy vdekje qe kane ndjekur njera-tjetren. Edhe pse njeriu e di qe ne jete ka dhe ngjarje te dhimbshme, humbje, vdekje e veshtiresi te tjera, perseri asnjehere nuk ndihet i pergatitur per te tilla ngjarje dhe reagimet ne tilla raste jane te tilla, pra jo normale. Por perseri, reagimet jane te ndryshme nga njeri tek tjetri qe do thote se keto reagime percaktohen nga faktore te tjere te jetes tende personale, familjare, te shendetit mendor. Per kete arsye, mendoj se krahas punes qetesuese me veten, te berit te gjithe atyre aktiviteteve qe ty te qetesojne, do te duhej te reflektoje edhe ne lidhje me keto faktore. Takimet me nje psikolog do te ndihmonin ne kete drejtim, nese kjo eshte dicka e mundur per ty, sidomos nese keto shqetesime vazhdojne edhe per shume kohe.
    Pra, kujdesu per veten dhe mos hezito te kerkosh ndihme profesionale nese e ndien te nevojshsme dhe mos harro qe vdekja eshte ngjarja me tronditese ne jeten e njeriut dhe si e tille eshte e pritshme qe te shkaktoje tronditje te forta te ekuilibrit psikoemocional te tij.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.