Këshilla/Blog

29.10.2018

Përshëndetje deshta te ju pyes kam qe 5 muaj jam më ankth stres kjo ka ndodhe pasi më nderroi jete babai 6 muaj qe më ka nderru jete babai qe nga ajo kohe jam ne ankth stres mendime te kqija e mos ta zgjase më shum më simptome per arsye Se kam bere vizite tek neuropsikiatri dhe jam më terapi po shum te lehte dhe jo qe te behem e mvarun nga to Dhe jam shum me mire se qe kam qen por eshte një problem Se Po më mpihet gishti treuges i dores kohe pas kohe jo rregullishte dhe nganjeher Po kam si therrje a mpirje spo di si ta quaj ne gjoks . Nqs mundet dikush te më tregoj ndonje mjek apo neuropsikiater apo ndokush qe ka patun leto simptoma a jan normale nga stresi ankthi apo nga terapia ju falenderoj nqs dikush më jep pergjigjje

  1. Dr. Adelina Nikolla says:

    Pershendetje,
    Ngushellime per humbjen tuaj.
    Persa i perket shqetesimeve tuaja jane shenja normale kur perballemi me humbje te tilla dhe gjendje shpirterore te ngarkuar. Do ju keshilloja qe pervec mjekimit qe ju ka dhene mjeku te merreshit dhe me akrivitet fizik, palester ose ndonje sport qe ju pelqen. Keto dy menyra do ju ndihmojne qe te kaloni kete periudhe te ngarkuar. Aktiviteti fizik do ju ndihmoje ne permiresimin e gjendjes tuaj si dhe rregullimin e qarkullimit te gjakut dhe mirefunskionimin e nervave. Thjesht duhete te beheni te forte dhe te keni pak durim sespe nje humbje e tille do kohe qe te procesohet nga ne. Mos i jepni shume rendesi dhe mos u fiksonmi te mpirja sepse eshte gjendje qe vjen nga ngarkesa psikologjike.
    Ju uroj dite te mbare.

  2. Stresi ankthi says:

    Faleminderit shum Doktoresh per pergjigjje

  3. Ad says:

    Pershendetje, kam disa probleme me ankth depresion , kam ber gjitha analizat e thella , , analiza te zemres , CT te mushkerive , analiza te muskujve , gjitha mkan dal mir , po kam problem me duart dhe kembet , shpesh me mpihen dhe me duken duart si te ngurta , kjo gjendje pom shkakton ankth edhe me te madh , koka me dhemb shum , presion ne ballë , rreth syve , nofulla me dhemb , gjithashtu edhe analizen e sklerozes e kom
    Ba , mka dal negativ . Jam ne gjendje tmrruese , shpresoj per nje pergjigje nga ju . Flm

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  4. Era says:

    Pershendetje te njejta simptoma kam dhe un dhe mu shfaqen pas vaksines se covid ,e ke bere vaksinen ti kur te jane shfaqen?

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.