Këshilla/Blog

17.12.2018

Jm 18vjc, jm ne lidhje me nje djal prej 5 vitesh . Shoesh here me ha mrz sepse eshte teper xheloz , gjithashtu ai as familja e tij nuk esht ne te njejtin nivel me timen. Nga ana tj ai esht shum i perkushtuar dhe i kujdeseshm. Tani ai ka ren nburg , prndj un u mrz shm dhe vendosa te ndahem por ai i ka then pothuajse gjith familjes se tij qe te me mbushin mendjen per te kunderten. Ata jan njerez te mire por te pa arsimuar jetojn ne fshat dhe te verfer.Ju lutem me jepni nje mendim si te veproj ta le apo ta fal

  1. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje e dashur! Sigurisht dashuria eshte nje ndjenje e cila nuk vjen e as nuk largohet me komande. Ajo thjeshte jetohet ashtu si vjen. Por qe nje lidhje te funksionoje si duhet, eshte e nevojshe qe vec dashurise te kete liri, respekt, kujdes e vemendje per partnerin apo partneren. Duhet te kete nga te dyja palet vullnet per t’u angazhuar qe lidhja te funksionoje, ne menyre qe cifti te krijojne me pas nje familje te shendetshme. Ju thoni qe ai eshte xheloz por edhe i kujdesshem ndaj jush, dhe nese kjo xhelozi eshte e shendetshme nuk e kushtezon jeten tuaj. Fakti qe tani eshte ne burg ju ka merzitur dhe ju ka bere te merrni ne konsiderate edhe ceshtje te tjera si shkollimin, prejardhjen, gjendjen ekonomike, te cilat me sa duket edhe per shkak te moshes suaj nuk i keni llogaritur me pare. Sigurisht te gjithe bejne gabime, dhe per kete nuk mund te vuajne gjithe jeten. Por ju takon ju te beni llogarite, me veten ne rradhe te pare, se cfare deshironi per te ardhmen tuaj. Kjo edhe per faktin se vendimin per te krijuar kete lidhje e keni marre ne nje moshe kur askush nuk mund te marre nje vendim te pjekur e ti qendroje atij vendimi per gjithe jeten. Ndaj vendimi per te vazhduar apo nderprere kete lidhje eshte nje vendim te cilin mund ta marresh vetem ti. Te uroj gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV