13.01.2019
Pershendetje jom nje djal ne lidhje me nje vajz e cila me rren vazhdimisht per sende te kota ,dhe betohet ne zot rrejshem ,e kam zen shum her ne rren dhe ja kan falur sepse qan dhe thot qe ka frik qe ndahemi per ket arsye kshtu vepron ,se di qfar te bej qfar me kishit keshillu ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje i dashur
Faleminderit që na ke dërguar shqetësimin tënd lidhur me atë cfarë po ndodh në marrëdhënien që ke.
E kuptoj që kjo që po thua është shqetësuese edhe frustuese për ty, por edhe për raportin tuaj në përgjithësi, aq më tepër që paska ndodh disa herë.
Cështja në gjithë këtë është të kuptohet pse vajza ka kaq frikë, aq sa të gënjejë edhe për sende të kota sic thua edhe ti. Ndoshta ka një mungesë besimi midis të dyve, por edhe pasiguri të brendshme nga ana e saj. Ose ndoshta ndjen presion e kontroll nga ana jote.
E kam të vështirë të kuptoj arsyet e gjithë kësaj dhe dinamikën e marrëdhënies tuaj e dini ju më mirë si ta vlerësoni.
Unë mendoj që ju duhet të flisni hapur për këtë dhe cfarë shkaqesh fshihen pas nevojës për të gënjyer, por edhe duke kuptuar në rast se ajo ndihet në presion dhe si doni të vazhdoni më tej, përndryshe kjo skema gënjeshtra dhe falje do vazhdojë pa ndonjë rezultat.
Flisni hapur për cfarë lloj komunikimi doni të keni, hapësirat që doni, shpjegoji të dashurës tënde që me gënjeshtrat e saj po krijon një ton jo të mirë dhe jo të sigurtë për lidhjen tuaj, ku respekti dhe pëlqyeshmëria afektohen nga kjo. Me një komunikim të mirë, kërkohet që edhe vajza të kuptojë që për ty pjesa e gënjeshtrave nuk është standart për lidhjen tuaj.
Dhe nga ana tjetër, dëgjoje për frikërat që paska dhe vendosni dicka se si doni të funksionin më tej.
Unë do të këshilloja të veproje kështu fillimisht dhe ndërkohë të vlerësoni të dy më tej konsistencën që keni ndaj njëri tjetrit dhe marrëdhënies tuaj.
Shpresoj se përgjigja ime të ka ndihmuar të reflektosh sadopak,
Duke të uruar gjithë të mirat më tej,
Me respekt,
Alma