Këshilla/Blog

15.01.2019

prsh julutem me ndimoni vuaj nga ankthi …jam shum e friksuar kam turbullira ne kraharor nuk ha dot ushqim kam 3 muaj sqendroj dot ne kemb ..cfar te bej nuk me largohet mendja un jam ne greqi shkova ke urgjeca me humbje ekuilibri dje e me th zemren e ke mir tensioni mir diabeti mir .dhe me th a tme ndjeki nje nervollog dhe nje psikolog ..un ketu nuk mundem sse nuk di gjuhen prandaj ju drejtova ju ….tlt pçrgjigje sa me par …anonim tlt

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na je drejtuar në këtë moment që duket që s’është aspak i lehtë për ty.
    E kuptoj që është shqetësuese dhe për më tepër që janë shfaqur edhe probleme që afektojnë cilësinë e jetës së përditshme si ekulibrin, rrahjet e zemrës, ndjesinë e të qënit e shqetësuar, e paqetë.
    Më vjen mirë që ndërkohë që ke bërë hapat e parë për ta identifikuar, edhe për kontrollet mjekësore që ke bërë për të cilat duhet të jesh e kënaqur që kanë dal mirë.
    Tani cështja është që këtu kemi një problem që ka të bëjë me gjendjen tëndë shpirtëore, mekanizmat e tua mendorë, ngjarjet që kanë ndodh në jetën tënde, mënyrën se si ti po përballesh për të identifikuar të menduarin negative, apo si ti mendon për gjithë kontektstin e jetës tënde, por edhe gjërave që ke apo shumë elementë të tjerë pozitivë në këtë drejtim.
    Nuk mundem dot të shkoj në detaje të gjithë kësaj pasi edhe informacioni që ti jep në letër është i kufizuar.
    Gjithsesi mendoj se probleme te ankthit apo shenjave të tjera fizike, vijnë si pasojë e pamundësisë së mekanizmave tona mendorë për të përballuar atë cfarë e ka shkaktuar apo cfarë e ngacmon vazhdimisht këtë gjendje.
    Hapi yt I parë dhe I mirë është që ti e ke identifikuar këtë gjë dhe hapi yt I dytë është të drejtohesh drejt një psikologu, eksperti të shëndetit mendor që të kesh një përballje për të folur, për të kuptuar cfarë mendon, ndjen, cfarë të shqetëson dhe për të punuar në drejtim të sjelljes dhe mendimeve. Ky ekspert mund edhe të pëkufizojë më mirë se cfarë është kjo për ty, ankth I përgjithshëm, I lidhur me dicka, mund të vendosni bashkë se cfarë
    Do doja gjithashtu të ishe shumë e qetë dhe jo e shqetësuar nga cfarë unë po shkruaj, pasi shumë njerëz mund të ndodhen në momente të vështira apo shqetësuese, ankthioze etj. Ajo që është më e rëndëishme është të bëhen hapat e duhur për të zgjidhur.

    Gjithsesi je gjithmonë e mirëpritur për të na shkruar më me detaje në rast se do ta vazhdojmë bashkë këtë komunikim. Do ishte mirë në rast se do jepje më shumë informacion se cfarë të shqetëson, kush janë gjithë frikërat e tua dhe ku bazohen ato, kur ka filluar kjo gjendje, cilat janë mendimet e tua, në rast se njerëzit e tjerë përreth teje janë mbështetës për ty, cfarë sjelljesh ke ti në momentin që ndjen ankth, cfarë mendimesh ke kontretisht në atë moment?

    Shpresoj që kjo përgjigje të të ketë ndihmuar disi dhe të uroj gjithë të mirat më tej,
    Me respekt,
    Alma

    1. Anonymous says:

      prsh alma jam un

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV