18.01.2019
Pershendetje, jam 24 vjeq dhe kam simptomat e tilla mendime sikur po vdes sikur po pesoje ndonje sulm ne zemer me mxehet trupi frymarrje te shpeshte, ju lutemi nese mundet dikush te me keshilloje ose nese dikush ka keto simptoma pasi qe jane te merzitshme!!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Mario,
faleminderit qe na shruan!
Keto qe pershkruan jane simptoma te ankthit dhe e kuptoj shume mire se sa e veshtire eshte te perjetosh diçka te tille.
Eshte dicka pozitive qe ti je i ndergjegjshem per ate qe po kalon dhe kerkon ndihme. Ky eshte hapi i pare drejt sherimit.
Ankthi eshte nje çrregullim kompleks qe shoqerohet me simptoma te shumta. Ajo qe shkruan ti shte shume e pergjithshme dhe nuk mund te nxjerr kokluzione te shumta, por gjeja e pare qe mund te besh eshte te mesosh te mos kesh frike nga keto ndjesi. Kur e di qe trupi yt po aktivizohet ne kete menyre, lere veten te lire t’i perjetosh dhe mos u mundo t’i bllokosh. Eshte e rendesishme te marresh fryme thelle disa here sapo trupi te filloje ‚te te nxehet‘ si e pershkruan ti. Gjithashtu mundohu te identifikosh burimin e ketyre atakeve. A ka ndonje situate specifike qe i shkakton? A ke ndonje frike nga diçka ne veçanti? Apo shfaqen pa nje pattern te dukshem, ne menyre te çrregullt?
Ne qoftese ky ankth ka vazhduar per nje kohe te gjate dhe nuk arrin ta kesh nen kontroll, une do te te keshilloja qe t’i drejtohesh nje psikologu. Ne psikoterapi meson teknika se si ta mbash ankthin nen kontroll, teknika frymemarrje e relaksimi e keshtu me radhe. Tashme kemi mundesine ne Shqiperi te bejme vizita te koleget specialiste te cilet mund te na udheheqin ne ruajtjen e shendetit tone mendor, dhe eshte nje mundesi qe duhet ta shfrytezojme ne maksimum. E them gjithmone, njesoj si kur shkojme te doktori kur ndihemi keq fizikisht, ashtu duhet te drejtohemi te psikologu nese kemi probleme emocionale ose psiqike.
Shpresoj qe kjo te te ndihmoje!
Na shkruaj serish nese e ndjen te nevojshme!
Te pershendes,
Elisa