26.01.2019
Peshendetje!
KJO histori nuk eshte e imja por e njeriut me te afert timin. Ime me eshte 39 vjecare. Ajo vuan nga ankthi qe 2 vite. Ka kaluar vizita e marre medikamente per 8 muaj. Dhe vetet u duk sikur dha rezultat.Ajo filloj te shoqerohj me ne(jo se me pare nuk e bente) Mamaja ime duke pare gjendjen ii largoj ilacet dhe sot rivazhdon historia. Pas konsultes me mjekun ajo filloi te konsumonte medikamente po kesaj rradhe pa efekt. Te gjith i qendrojme afer jemi gjithmon aty per te. Por tani me sdi cte bej tjeter. Dikush mund te me keshilloj dicka? Realisht une po e vuaj me shume se ajo.
Perzemersisht uroj qe asnje njeri mos te vuaj nga kjo semundje.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur
Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar shqetësimin dhe problemin tënd në familje që duket që po ju rëndon të gjithëve dhe është situatë e vështirë dhe që shkakton shumë mërzitje.
Ju I keni bërë hapat e duhur përsa i përket nevojës për trajtim dhe duket se gjërat kanë qënë mirë për një periudhë. Për pjesën medikamentoze ju duhet të këshilloheni me mjekun përkatës në cdo rast kur jep rezultat ose jo për të parë se cfarë mundësish të tjera janë lidhur me këtë gjë. Kjo është një pjesë për të cilën ju duhet të jeni aktivë vetë dhe të shqyrtoni mundësitë që janë, apo eksperienca të personave të tjerë me mjekime të ndryshme.
Unë nuk e di se sa paralelisht me pjesën e medikamenteve, mami jot ka edhe një trajtim psikologjik për të folur për mendimet, sjelljet dhe pjesën e strategjive psikologjike për problematikën që ajo ka, pasi mendoj që kjo është një ndër pjesët më të rëndësishme lidhur me këtë gjë.
Për më tepër nuk e di edhe sa ju vetë si persona të afërt, jeni të mbështetur nga profesionistë për të kuptuar por edhe për të superuar gjendjet tuaja personale.
Po është e vërtetë që e gjitha kjo është e vështirë sic thua edhe ti dhe ajo që kërkohet në këto situata është të bëhet më e mira, me ndihmën e duhur, me hapa shumë të vegjël ndonjëherë por edhe duke gjetur hapësirat personale për të cliruar veten.
Kështu që uroj që ti të kesh një rreth njerëzish përreth mbështetës, por edhe njerëz me të cilët të mund të flasësh kur s’je mirë, uroj që ti ke edhe shume dimensione të tjera në jetën tënde që të japin gëzim.
Ndonjëherë jeta është kështu por duhet të bëjmë atë që është më e mirë dhe atë cfarë mund të kontrollojmë dhe të mund të butësojmë edhe vuajtjen personale.
Uroj që të gjesh sadopak mbështetje te përgjigja ime dhe shpresoj më të mirën për mamin tënd,
Je gjithmonë e mirëpritur për komunikim bashkë,
Me respekt,
Alma
Pershendetje Alma.
Doja thjeshte tiu njofoja se nena ime nderroj jete. Dhe bashke me te iku edhe motivi im per te ecur perpara. Edhe pse te gjithe mendoj se eshte vetem nje dhimbej ne fakt nuk esht e tille. Eshte te jesh i gjalle por çdo sekont te jetes tende te ndihesh si i vdekur. Kam vetem disa arsye qe me mbajne ne jete . Eshte familja qe ajo e copetoj, dua qe ajo te ndihet krenare, te kryej kte fakultet qe kam nisur dhe te trashegoj edukaten qe ajo mbolli tek une. Qetesia ime e vetme gjendet tek mendimi se ajo tani me prehet e qete dhe kam nje engjell qe me mbron nga larg.
Duke ju falenderuar.
Megi
Pershendetje Alma.
Doja thjeshte tiu njofoja se nena ime nderroj jete. Dhe bashke me te iku edhe motivi im per te ecur perpara. Edhe pse te gjithe mendoj se eshte vetem nje dhimbej ne fakt nuk esht e tille. Eshte te jesh i gjalle por çdo sekont te jetes tende te ndihesh si i vdekur. Kam vetem disa arsye qe me mbajne ne jete . Eshte familja qe ajo e copetoj, dua qe ajo te ndihet krenare, te kryej kte fakultet qe kam nisur dhe te trashegoj edukaten qe ajo mbolli tek une. Qetesia ime e vetme gjendet tek mendimi se ajo tani me prehet e qete dhe kam nje engjell qe me mbron nga larg.
Duke ju falenderuar.
Megi
E dashur Megi,
Ngushellime per humbjen e nenes tuaj. Urojme te gjeni force ne perballimin e humbjes dhe ta kujtoni te qeshur.
Letra juaj i eshte derguar Almes, dhe shume shpejt do te vazhdoni komunikimin me te.
Ju falenderojme per besimin.
Stafi NukJeVetem
Ngjushllim per nënën mvj keq
Po desha me dit moj se na q jem me ankth e frikaaa qe po desim u tmerrovaaa komplet o m.tregoni ju lutem se un kam ankth eedhe atak paniku mendime qe vdes qka mos ju lutemmm se tmerr shoh nga ky sms
Prej ankthit vdiq nena juaj a prej diqkaje se na q jem me ankth na tmerrove tani
Nora te lutem me le nje nr kontakt se edhe un ka ankth te pershendes lumja
E dashur nena ime ka pasu ankth dhe stres 2 vite. Smundi dot ta largonte nga mendimet faktin qe sdonte te jetonte me. Si e till çfardo e mir qe ne i benim ,pra une apo te gjith familjaret e mi asaj nuk e motivonte te ecte perpara
E dashur nena ime ka pasu ankth dhe stres 2 vite. Smundi dot ta largonte nga mendimet faktin qe sdonte te jetonte me. Si e till çfardo e mir qe ne i benim ,pra une apo te gjith familjaret e mi asaj nuk e motivonte te ecte perpara. Ajo nderroj jet me deshiren e saj
Shum faleminderi per pergjigjen e dahsur me vjen keqq shum allahu ju rujt juve dmth ajo ska dasht me jetuuu ka pas depresion
Te falendroj. Uroj cdokush qe ka perjetuar dicka te tille ti kaloj sa me shpejt